Florian Spada u diplomua në vitin 2012 në "Fizioterapi", përfundoi studimet Master në "Shkencat e Rehabilitimit të Profesioneve Sanitare" në UKZKM, duke u diplomuar me notë maksimale.
Floriani, menjëherë pasi ishte diplomuar, filloi përvojën e tij të punës në një agjenci sigurimesh, si dhe në disa spitale dhe poliklinika në Tiranë.
Pasi u maturua profesionalisht, u punësua në UKZKM, si tutor i praktikave profesionale të studentëve dhe, gjithashtu si fizioterapist në Qendrën e Rehabilitimit dhe Mjekësisë Sportive, ai është gjithashtu anëtar i "Departamentit të Shkencave Biomjekësore".