Françeska u diplomua shkëlqyeshëm në vitin 2011 në degën Odontoiatri dhe Protezë Dentare, në Universitetin Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë". Përfundoi studimet Master të Nivelit II për Ortodonci në Universitetin e Romës “Tor Vergata” dhe më pas kreu edhe një specializim në Ortodonci në të njëjtin Universitet. Momentalisht është duke ndjekur vitin e fundit të Doktoratës në Universitetin “Tor Vergata”.
Aktualisht mban postin e Drejtorit Teknik të Klinikës Stomatologjike Universitare të Fondacionit “Zoja e Këshillit të Mirë”, dhe jo vetëm kaq, por është edhe pedagoge e Ortodoncisë dhe anëtare e Departamentit të Shkencave Kirurgjike të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë".