Genari është diplomuar në programin Ekonomi Ndërmarrjeje në vitin 2016 në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”. Pas përfundimit të studimeve në Universitetin tonë, përfundoi studimet Master në Ekonominë e Tregjeve të Ndërmjetësuesve Financiarë në Universitetin “Sacro Cuore” në Milano, ku filloi edhe karrierën e tij të punës në KPMG Italia.
Në vitin 2020 u kthye në Shqipëri ku filloi punën si Auditues (senior) pranë Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), në Tiranë.