×

Dita botërore e ndërgjegjësimit mbi autizmin

Më 31 Mars 2020 isha një ndër të diplomuarat e seancës së parë të diplomimit të zhvilluar online në Farmaci. Edhe pse në një periudhë emergjence, shkaktuar nga COVID-19, kjo nuk më ndaloi të përfundoj rrugëtimin tim universitar dhe të diskutoj një tezë që unë do ta mbaj përherë në zemër.

Në tezën time raportohet studimi i parë mbi rolin e Farmacistit në Trajtimin Farmakologjik të Pacientëve me Autizëm në territorin shqiptar. Qëllimi i këtij studimi ishte vlerësimi i njohurive dhe vetëdijes së farmacistëve për çrregullimin e spektrit autik. 

Ky studim është realizuar duke intervistuar personalisht farmacistët, në farmaci të rrjetit të hapur në 9 qytete të Shqipërisë përmes pyetësorëve në gjuhën shqipe. 

Nga studimi rezultoi se paraqiten boshllëqe ndërgjegjësimi dhe dijesh mbi këtë patologji shkatërruese për pacientin dhe familjet. Dëshira ime ishte që të jepja një kontribut të vogël në krijimin e qendrave mbështetëse për pacientët me autizëm edhe në Shqipëri për t’u ardhur në ndihmë familjeve të tyre.

Sot 2 Prilli është Dita Botërore e Autizmit dhe dua t'ju kujtoj të vishni diçka ngjyrë blu, e cila është ngjyra dalluese e Autizmit për t’u dhuruar sadopak dashuri këtyre pacientëve dhe familjeve të tyre.

Nga Elena Kaçi

Na ndiqni