Grupi i Baritores Universitare organizoi një udhëtim në qytetet e Lezhës dhe Pukës, ku studentët patën mundësinë të vizitonin Memorialin e Skënderbeut dhe Kalanë e Katedralen e qytetit të Lezhës. Më pas, eksursioni vijoi në qytetin e Pukës ku u vizitua qyteti, studentët shetitën përreth liqenit dhe panë gjithashtu edhe muzeun historik dhe Katedralen e Pukës.
 
                     
                                                                     
                         
                         
                        