×

Identiteti, Besimet fetare dhe Politikat

CESPIC në bashkëpunim me Kolegjin Universitar Bedër dhe Kolegjin Universitar Logos, më datë 30 maj 2019 organizoi tavolinën e rrumbullakët me temë“Identity, religions and policies” në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”. Qëllimi kryesor ishte trajtimi i aspekteve dhe problematikave të shoqërive të ndryshme duke treguar vëmendje të veçantë për diversitetin fetar.


CESPIC në bashkëpunim me Kolegjin Universitar Bedër dhe Kolegjin Universitar Logos, më datë 30 maj 2019 organizoi tavolinën e rrumbullakët me temë: “Identity, religions and policies” në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”. Qëllimi kryesor është trajtimi i aspekteve dhe problematikave të shoqërive të ndryshme duke treguar vëmendje të veçantë për diversitetin fetar. Do të trajtohen gjithashtu "politikat", domethënë se si politikë-bërësit e marrin parasysh diversitetin fetar në funksion të hartimit të politikave publike. Këto të fundit janë themelore për krijimin e shoqërive paqësore afatgjata. Tema është me mjaft interes edhe për Ballkanin.

 Përshëndetjet

 Atë Daniele BERTOLDI

Kryetar i Fondacionit Zoja e Këshillit të Mirë

Prof. Bruno GIARDINA

Rektor i Universitetit “Zoja e Këshillit të Mirë”

Sh. Tij Mons. George FRENDO

Arqipeshkëv Tiranë-Durrës

 

Relatorët

Prof. Giovanni GOBBER

Dekan i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja dhe Letërsisë në Universitetin Katolik Sacro Cuore, Milano

Mbi kontaktet gjuhësore dhe traditat fetare në Evropë

Dr. Claudio PARAVATI

Drejtor i Qendrës së Studimeve Confronti

Shoqëritë post shekullarizimit: sfidat, mundësitë, risqet

Prof. Atakan DERELIOGLU

Departmenti i Studimeve Islamike, Kolegji Universitar Bedër

Bazat islamike të pluralizmit fetar brenda kuadrit të demokracisë dhe privatësisë si një parim ligjor i ruajtjes së identitetit

Dr. Georgios GAITANOS

Drejtor i Departamentit të Teologjisë Sociale dhe Studimeve Fetare në Kolegjin Universitar LOGOS

Roli i komuniteteve fetare / institucioneve në sferën politike publike: reflektimi historik dhe perspektivat moderne

Prof. Ina MERDJANOVA

Shkolla Irlandeze Ekumenike, Kolegji Trinity

Qendra e Besimit, Paqes dhe Marrëdhënieve Sociale, Universiteti Coventry

Feja, konflikti dhe ndërtimi i paqes në Ballkan

 

Moderator

Prof. Raul CARUSO

Drejtor i CESPIC, Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”

 

Eventin mund ta ndiqni edhe në kanalin tonë në YouTube, nëse jeni të interesuar, ju lutemi klikoni linkum e mëposhtme:

https://www.youtube.com/watch?v=NlwYGSWtYso&list=PLI8Y9uKhF2OUKNG29Hjt1lrxwjdJWapZR&index=6

 


Na ndiqni