"Ecja Montiane" është një rrugëtim në nder të Padre Luigi Monti, themeluesit të fondacionit tonë, që përshkon rrugën nga fshati i tij i lindjes, Bovisio Masciago, deri në Saronno, vendi ku ai ndërroi jetë, duke kaluar përmes 5 fshatrave dhe plot bukurish natyrore të vendit, një udhëtim ky që studentët tanë i kanë dedikuar një ditë plotësisht të merituar gjatë qëndrimit të tyre në Milano. Përveç këtij rrugëtimi, gjatë 4 ditëve të tyre në Milano, ata vizituan gjithashtu qendrën e qytetit të Milanos, Katedralen e Duomos dhe plot Kisha të tjera, plot vlera shpirtërore e arkitekturore. Le të shpresojmë që në zemrat e tyre të ketë lindur diçka e re, sado e vogël, që e ka marrë pikënisjen pikërisht nga ky ekskursion.