×

Seminar: “Alessandro Manzoni dhe I PROMESSI SPOSI (Të Fejuarit) në Shqipëri”

Seminari: “Alessandro Manzoni dhe I PROMESSI SPOSI (Të Fejuarit) në Shqipëri”, i zhvilluar më 19 tetor 2023, është ndjekur nga më shumë se 350 pjesëmarrës të pranishëm dhe në distancë.


Seminari: “Alessandro Manzoni dhe I PROMESSI SPOSI (Të Fejuarit) në Shqipëri”, i zhvilluar më 19 tetor 2023, është ndjekur nga më shumë se 350 pjesëmarrës të pranishëm dhe në distancë. Nisma e promovuar nga Qendra Universitare e Gjuhëve e Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës në Tiranë, ka qenë pjesë e programit të Edicionit të XXIII të Javës së Gjuhës Italiane në Botë. Pjesëmarrësit e Seminarit i kanë përshëndetur: Fr. Ruggero Valentini, President i Fondacionit ZKM, Prof. Leonardo Palombi, Rektor UKZKM, Dott. Alessandro Ruggera, Drejtor i IIC në Tiranë dhe Ambasadori i Italisë në Shqipëri, SH.T. Fabrizio Bucci, i cili në mënyrë simbolike i dorëzoi Biblotekës “Fr. P. Ruatti” të UKZKM-së edicionin “I Promessi Sposi” (Të Fejuarit) e 1840 (La Quarantana).

Në Seminar paraqitën kumtesat e tyre relatorë të shquar si: Dott. Alessandro Zaccuri, Prof. Giulia Raboni e Prof. Irena Ndoci.

Ndër pjesëmarrësit e shumtë Nunci Apostolik në Shqipëri Sh. T. Mons. Luigi Bonazzi, autoritete të Fondacionit dhe të Universitetit, staf akademik dhe administrativ, përfaqësues të Dioqezave në Shqipëri, meshtarë dhe rregulltarë, mësues, studentë, nxënës, profesorë dhe studentë nga jashtë dhe nga universitete të ndryshme të Shqipërisë.

Seminari u moderua nga Prof. Natalina Hoti, Drejtoreshë e Qendrës Universitare të Gjuhëve dhe Dott. Alessandro Zaccuri, Përgjegjës për Komunikimin i Universitetit Katolik Sacro Cuore të Milanos.


Na ndiqni