Dr. Irida u diplomua për Mjekësi në vitin 2010 në Universitetin Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë". Pas përfundimit të studimeve në Universitetin tonë, përfundoi Specializimin në Otorinolaringologji në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT).
Irida aktualisht punon si otorinolaringologe në Luis Medical Center, dhe është nga të paktat mjeke të gjeneratës së parë (2004-2010) të diplomuar nga Universiteti ynë që vendosën të qëndrojnë dhe të punojnë në Shqipëri.