Jona Dyrmishi (Xholi) u diplomua në Farmaci, Fakulteti i Farmacisë, pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.
Anëtare e Urdhërit të Farmacistit në Itali dhe Shqipëri falë diplomës europiane.
Aktualisht punon dhe zgjeron biznesin familjar “Farmaci Agimi”.
Bashkë me vëllain e saj, Argi Dyrmishi gjithashtu i diplomuar pranë Universitetit tonë, kanë hapur 5 farmaci duke punësuar 15 farmacistë, disa prej të cilëve të diplomuar pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.