×

Kandidatë shqiptarë që kanë përfunduar arsimin e mesëm jashtë vendit

Kriteret e pranimit për kandidatët shqiptarë që kanë përfunduar arsimin e mesëm jashtë vendit.


Për t'u njoftuar me e-mail mbi të rejat rreth procedurave të pranimit në Universitetin Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" mund të shprehni interesin tuaj duke plotësuar formularin që gjeni në linkun e mëposhtëm : Shprehje interesi

  • Për t’u pranuar në programet e studimit të Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë", kandidatët shqiptarë që kanë përfunduar shkollën e mesme jashtë vendit duhet të:
  • Jenë pajisur pajisur me dokumentacionin ligjor të përfundimit të arsimit të mesëm;
  • Plotësojnë kriterin e notës mesatare të shkollës së mesme të përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave nr. 436, dt. 03.06.2020, i ndryshuar me VKM Nr. 46 dt. 27.01.2021 të Republikës së Shqipërisë, sipas së cilit nota mesatare për t’u pranuar në vitin akademik 2023-2024 duhet të jetë e barabartë ose më e madhe se 6.5.
  • Nuk mund të regjistrohen për të ndjekur njëkohësisht më shumë se një program studimi në të njëjtin vit akademik, në universite publike dhe/ose jopublike, shqiptare dhe/ose të huaja. 
  • Rezultojnë fitues në testimin e pranimit në gjuhën italiane pranë Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë", Rr. Dritan Hoxha, Tiranë, Shqipëri:

- Për programet e studimit në Mjekësi, Odontoiatri dhe Proteza Dentare, Infermieristikë apo Fizioterapi, testimi i pranimit përfshin:

  1. Testim me shkrim në gjuhën italiane, mbi njohuri të përgjithshme të fituara gjatë shkollës së mesme në lëndët si Matematikë, Fizikë, Biologji, Kimi - 30 pikë;
  2. Testim mbi njohjen e gjuhës italiane - 20 pikë;
  3. Notën mesatare të përgjithshme të shkollës së mesme - 30 pikë.

- Për programin e studimit në Arkitekturë, testimi i pranimit përfshin:

    1. Testim me shkrim, në italisht, i organizuar në formë pyetjesh me alternativa, për të vlerësuar njohuritë e kulturës së përgjithshme të zotëruar nga kandidati– 30 pikë
    2. Notën mesatare të përgjithshme të shkollës së mesme – 30 pikë.

- Për programin e studimit në Ekonomi Ndërmarrjeje dhe Farmaci renditja e kandidatëve do të kryhet duke u bazuar vetëm në mesataren e përgjithshme të shkollës së mesme (mesatarja e VKM-së).

 

Na ndiqni