×

Komunikim për mediat

Z. Ermal Pashaj i cili i është bashkuar grupit të mjekëve dhe infermierëve shqiptarë në luftën ndaj Covid 19 në spitalin e Brescias në Itali, ka ndjekur dhe është diplomuar në dy programe studimi pranë Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë".


Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dëshiron të qartësojë median dhe mbarë opinionin publik, se:

- ndryshe nga sa është pretenduar dhe publikuar një ditë më parë, më 31.03.2020 në mediat e ndryshme online, Z. Ermal Pashaj i cili i është bashkuar grupit të mjekëve dhe infermierëve shqiptarë në luftën ndaj Covid 19 në spitalin e Brescias në Itali, ka ndjekur dhe është diplomuar në dy programe studimi pranë Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë".

Z.Ermal Pashaj filloi studimet në vitin akademik 2004-2005 në programin e studimit Odontoiatri dhe Proteza Dentare, program studimi i realizuar në partneritet akademik me Universitetin e Studimeve të Romës "Tor Vergata";

Z.Ermal Pashaj u diplomua në programin e studimit në Odontoiatri dhe Proteza Dentare me notë maksimale 110/110, në dt. 18.12.2009, në Universitetin Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë", në bashkëpunim me Universitetin e Studimeve të Romës "Tor Vergata".

Z.Ermal Pashaj filloi studimet në vitin akademik 2009-2010 në programin e studimit në Mjekësi në Universitetin Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë", program studimi i realizuar në partneritet akademik me Universitetin e Studimeve të Romës "Tor Vergata".

Z.Ermal Pashaj u diplomua në programin e studimit në Mjekësi me notë maksimale 110/110, në dt.23.03.2017, në Universitetin Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë", në bashkëpunim me Universitetin e Studimeve të Romës "Tor Vergata". 

Më pas, Z. Ermal Pashaj kreu specializimin në "Kirurgji Maksilo Faciale" pranë Universitetit Shtetëror të Mjekësisë. 

Aktualisht, Z.Ermal Pashaj po ndjek doktoratën në "Mikrobiologji, Imunologji, Transplante organesh dhe Patologjitë e ndërlidhura", pranë Universitetit të Studimeve të Romës "Tor Vergata". 

Mjeku dhe pedagogu Ermal Pashaj është anëtar i Departamentit të Shkencave Kirurgjikale nëUniversitetin Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë".

Bëjmë me dije gjithashtu se, grupit të mjekëve dhe infermierëve shqiptarë në luftën ndaj Covid 19 në spitalin e Brescias në Itali, i është bashkuar edhe një tjetër ish-studente e Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë".

Znj.Ornela Gelaj i filloi studimet në vitin akademik 2010-2011 në programin e studimit në Mjekësi në Universitetin Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë", program studimi i realizuar në partneritet akademik me Universitetin e Studimeve të Romës "Tor Vergata".

Znj.Ornela Gelaj u diplomua në programin e studimit Mjekësi në dt.18.10.2017, në Universitetin Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë", në bashkëpunim me Universitetin e Studimeve të Romës "Tor Vergata". 

Së fundmi theksojmë se jemi krenarë për të gjithë ish-studentët e Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë", të cilët sot shërbejnë jo vetëm në sistemin shëndetësor shqiptarë, por kudo në botë.

Për sa më lart, ju ftojmë të pasqyroni informacionin e saktë në portalet dhe faqet tuaja online, në funksion të informimit të drejtë të publikut. Për paqartësi të mundshme, ju ftojmë të na kontaktoni!

Mesazhi i Kryeministrit Edi Rama ishte prekës dhe dha një imazh të bukur për Shqipërinë, që sot shfaqet si një komb udhëheqës nga pikëpamja etike dhe njerëzore. Le të mos e prishim këtë imazh, duke u përpjekur të diskreditojmë mjekët shqiptarë që rrezikojnë jetën e tyre për të ndihmuar të tjerët!

Faleminderit.

Na ndiqni