Institucioni: Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit, Universiteti Katolik “Zoja e Mirë e Këshillit”, Tiranë, Shqipëri
Pozicioni: Profesor / Kërkues Shkencor / Këshilltar Ligjor
Avokati Mitat Dautaj është Lektor në të Drejtën Civile dhe Tregtare dhe drejton Zyrën Ligjore të Universitetit Katolik “Zoja e Mirë e Këshillit”. Ai është anëtar i grupit të punës që përgatiti dokumentacionin dhe procedurat ligjore për themelimin e Universitetit Katolik, duke bashkëpunuar me kolegë italianë në hartimin e programeve dhe zgjidhjen e çështjeve juridike.
Ka mbi 28 vite përvojë në shërbimin ligjor, duke përfshirë bashkëpunimin me organizata jofitimprurëse për të drejtat e njeriut dhe shërbime sociale, si: Rromani Baxt, Marcy – USA Aid and Development, Shansi i Rromëve, Bethany Christian Services Albania, Shoqata Don Bosco, Shoqata Murialdo, etj. Ka 15 vite përvojë në mësimdhënie universitare, ekspertizë në hartimin e akteve ligjore dhe përvojë të gjerë si konsulent i pavarur ligjor në interpretimin dhe zbatimin e ligjeve dhe akteve nënligjore.
Roli dhe Përgjegjësitë e Mëparshme:
• Kryetar i Zyrës Ligjore, Universiteti Katolik “Zoja e Mirë e Këshillit”
• Anëtar i grupeve të punës për themelimin dhe zhvillimin e programeve universitare
• Shërbim ligjor me organizata jofitimprurëse dhe institucione të të drejtave të njeriut (1990 – në vazhdim)
• Përvojë profesionale në administratën shtetërore (1986–1990)
• Këshillim ligjor dhe hartim aktesh për institucione dhe organizata të ndryshme