Leksionet e specializimeve afatgjata në fushën e mjekësisë po zhvillohen në distancë/online. Studimet e ciklit të tretë realizohen në bashkëpunim me Universitetin e Studimeve të Romës "Tor Vergata", mbi bazën e një marrëveshjeje që përcakton zhvillimin e programeve të studimit ECTS, kohëzgjatjen dhe objektivat formues, ashtu sikurse zhvillohen pranë institucionit partner.