×

Gjuha italiane - seminare formimi

Interesi për gjuhën italiane mblodhi virtualisht mësues nga e gjithë Shqipëria në seminarin e parë të organizuar nga Qendra Universitare e Gjuhëve “Zoja e Këshillit të Mirë” në bashkëpunim me Universitetin Katolik “Sacro Cuore” të Milanos.

Takimi online i datës 6 nëntor 2020, ishte i parë i një cilki prej tre seminaresh formues për pedagogët dhe mësuesit e gjuhës italiane LS, L2.

Prof. Silvia Gilardoni foli rreth italishtes L2 në kontekstin universitar nga nevojat e studentëve deri tek praktikat mësimore.

Në përfundim, pjesëmarrësit patën mundësi për pyetje si dhe të flisnin bashkarisht rreth temës.

Gilardoni është profesoreshë e asociuar e Didaktikës së Gjuhëve Moderne, si dhe koordinatore didaktiko-shkencore dhe anëtare e Bordit të Drejtorëve të Masterit në Didaktikë të Italishtes L2, pranë Fakultetit të Shkencave Gjuhësore dhe Letërsisë së Huaj të Universitetit Katolik “Sacro Cuore” të Milanos.

Seminarët e rradhës do të mbahen në datat 27.11.2020 dhe 15.01.2021.

Na ndiqni