Malvina Hoxha, sot pedagoge në UKZKM, përfundoi shkollën e mesme në UWCSEA në Singapor. U diplomua në Farmaci në vitin 2012 me pikët maksimale në UKZKM dhe vazhdoi studimet e doktoratës në Shkencat Farmakologjike në Universitetin e Milanos, Departamenti i Shkencave Farmakologjike dhe Biomomolekulare dhe më pas post-doktoratën në Spanjë. Në 2018 fitoi një çmim nga Akademia Austriake e Shkencave, duke kryer një studim në Universitetin e Mjekësisë të Vienës. Malvina është aktivizuar dhe në aktivitete të tjera sociale, si vullnetare në spitalin ʺKK Women's and Children's Hospitalʺ, Singapor; në qendrën e fëmijëve jetim dhe të prekur nga HIV/AIDS në Vietnam dhe Tailand. Malvina është autore dhe bashkëautore e shumë artikujve dhe referateve në revista dhe konferenca shkencore ndërkombëtare, si dhe fituese e çmimeve të ndryshme. Në vitin 2019 u zgjodh delegate kombëtare e ERS-së (Shoqata Europiane Respiratore).