I uruam këtë muaj mirëseardhjen dhjetra të rinjve që tashmë janë studentë të Odontoiatrisë në Programin e Studimit Odontoiatri dhe Proteza Dentare pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.
Studentët tanë të vitit të parë akademik u mikpritën në një audiencë të posaçme nga Presidenti i Fondacionit ZKM fr. Ruggero Valentini, Dekania e nderuar e Mjekësisë në UKZKM Prof. Anila Godo, Koordinatorja PhD. Prunela Poliçi dhe Prof. Vincenzo Campanella.
Duke ju uruar një vit të mbarë studentor Presidenti I Fondacionit Fr. Ruggero dhe Dekania Godo përgëzuan studentët që zgjodhën Odontoiatrinë në Universitein Katolik, i cili ofron praktikat mësimore më të përparuara në Shqipqëri dhe të vlefshme njësoj si në vendet e Bashkimit Evropian. Fr. Ruggero Valentini tha se vitet e studimit në universitet do të ndihmojnë të rinjtë të formojnë profilin e tyre njerëzor dhe do t’u japin mundësi të studiojnë në një kampus modern, multikulturor dhe sportiv që është ndërtuar posaçërisht për të qenë djepi i edukimit të brezave të rinj.

Duke ju uruar rrugëtim të mbarë në UKZKM përgëzojmë studentët tanë dhe familjet e tyre që besuan në cilësitë dhe standardet evropiane të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.