×

Programi i mobilitetit Erasmus për mësimdhënie në Universitetin “G. d’Annunzio” të Chieti-Pescara.

Nga data 31 marsi deri më 4 prill 2025, Françeska Vinjolli (PhD) mori pjesë në një program mobiliteti Erasmus për mësimdhënie në Universitetin “G. d’Annunzio” të Chieti-Pescara.


Nga data 31 marsi deri më 4 prill 2025, Françeska Vinjolli (PhD) mori pjesë në një program mobiliteti Erasmus për mësimdhënie në Universitetin “G. d’Annunzio” të Chieti-Pescara.

Gjatë mobilitetit, pedagogia zhvilloi leksione me fokus kryesor në Ortodonci, duke përfshirë në mënyrë aktive studentët e Programit të Studimit në Ortodonci dhe Protezë Dentare. Përvoja u pasurua nga takimet me Prof. Bruna Sinjari dhe anëtarë të tjerë të Departamentit të Teknologjive Inovative në Mjekësi dhe Stomatologji, si dhe nga vizitat në strukturat dhe klinikat universitare, me vëmendje të veçantë formimit praktik të studentëve.

Vizita paraqiti gjithashtu një mundësi të rëndësishme për shkëmbimin praktikave dhe metodologjive më të mira mësimore dhe praktike mes dy institucioneve, si në nivel studentor ashtu edhe në nivel pedagogjik, si dhe hodhi themelet për bashkëpunimet e ardhshme akademike dhe kërkimore.

Në fund, iu dha hapësirë e mjaftueshme prezantimit të Universitetit tonë, duke forcuar lidhjen mes dy universiteteve dhe duke promovuar një ndërgjegjësim më të madh për Programin Erasmus+ dhe mundësitë e mobilitetit ndërkombëtar.


Na ndiqni