×

Lind CRISU Qendra e kërkimit në shkenca humane

...


Qendra e kërkimit në shkenca humane, pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” do të ketë si qëllim të trajtojë në mënyrë ndërdisiplinore çështjet që kanë të bëjnë me zhvillimin e qënies njerëzore në linjë me idenë e zhvillimit human të integruar.

Në takim e zhvilluar nga P. Appolinaire Anguissa, Drejtor i Qendrës së kërkimit në shkenca humane u prezantua logo e CRISU dhe mbi të gjitha roli i rëndësishëm që kjo qendër do të ketë brenda dhe jashtë Universitetit me qëllimin për t’u njohur në të gjithë rajonin e Ballkanit.

Anëtarë të tjerë të CRISU janë: Dr. Bernard Caruana O.P, Prof. Antonio Lauria, Prof. Mauro Bisceglia, Prof. Patrizio Polisca, Prof. Paulina Hoti.

Fillimi zyrtar i punimeve të “Qendrës së kërkimit në shkencat humane” u përshëndet nga P. Jerome Ndo Mih, President i Fondacionit Zoja e Këshillit të Mirë, Prof. Bruno Giardina, rektori i Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” si edhe Prof. Francesco Rulli dhe Prof. Bernard Caruana.

Sipas Dekretit të Rektorit, datë 21 dhjetor 2019, firmosur nga Rektori Prof. Bruno Giardina, Qendra do të veprojë për të forcuar dhe konsoliduar orientimin human të fakulteteve aktive të universitetit, duke u frymëzuar nga principet e Kishës dhe ka për qëllim të bëhet një strukturë ekselence si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar.

Ndër të tjera CRISU ka për qëllim të përdorë dhe të vlerësojë burimet njërëzore të departamenteve aktuale të Universitetit, duke u bërë një pikëtakimi i rëndësishëm për studiues të disiplinave të ndryshme për të realizuar shkëmbime dhe dialog të frytshëm mes njohurive të ndryshme brenda universitetit dhe të kryhen studime dhe kërkime me partnerë të ndryshëm kombëtar e ndërkombëtar.


Na ndiqni