Mail: [email protected]
Tel: +355 69 705 92 92
E Deleguar e Rektorit për “Gjuhën dhe Kulturën Italiane”
Profesoreshë Natalina Hoti nga tetori 2023 është emëruar e Deleguar e Rektorit për Gjuhën dhe Kulturën italiane. Nga viti 2014 është Drejtoreshë e Qendrës Universitare të Gjuhëve e Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe pedagoge që prej vitit 2005. Aktualisht është edhe përgjegjëse e Qendrës së Provimeve Ndërkombëtare TELC dhe Anëtare e Departamentit për Strategjitë Bioekonomike në Bashkimin Evropian dhe në Ballkan.
Nga viti 2020 është pedagoge e Filozofisë së Gjuhës pranë Institutit Filozofik-Telogjik “Zoja e Këshillit të Mirë” në Shkodër. Që nga viti 2012 është Përkthyese zyrtare e Ministrisë së Drejtësisë në Shqipëri. Prej vitesh është Trajnuese e njohur nga Ministria e Arsimit për formimin e punonjësve arsimorë.
Është diplomuar në Programin e Studimit Master Shkencor në Gjuhë italianë në Universitetin e Tiranës dhe në Programin e Studimit Bachelor në Drejtësi në Universitetin e Shkodrës. Në vitin 2015 ka përfunduar studimet e Doktoratës pranë Universitetit Aldo Moro në Itali në Linguistikë italiane dhe Filozofi gjuhe. Është titullare e lëndëve: Gjuhë dhe kulturë italiane, Italishte shkencore, Italishte e folur, Shkrim akademik dhe Filozofi e gjuhës. Sektorët e saj shkencorë disiplinorë janë: L-LIN/01 e M-FIL/05.
Kërkimi i saj shkencor lëvron në Linguistikë, Italianistikë, Filozofi gjuhe dhe Përkthim.
Është kërkuese shkencore dhe autore e disa artikujve të botuar në revista shkencore, pjesëmarrëse aktive në shumë konferenca dhe simpoziume kombëtare dhe ndërkombëtare.