×

Poliambulanca "Atë Luigji Monti"

Poliambulanca “Atë Luigji Monti” është e vendosur në qendër të qytetit të Tiranës, ku falë bashkëpunimit të specialistëve të fushave të ndryshme për më shumë se 23 vjet, është punuar për të ndërtuar një shërbim të kualifikuar diagnostikimi dhe terapie, bazuar në kërkimin shkencor. Struktura e Poliambulancës plotësohet me Laboratorin e Analizave dhe Farmacinë IDIAL, të vendosura në po të njëjtën ndërtesë.


Kush Jemi

Poliambulanca “Atë Luigji Monti” me adresë "Rruga e Kavajës", nr.120, është e vendosur në qendër të qytetit të Tiranës, ku për më shumë se 23 vjet, është punuar për të ndërtuar një shërbim të kualifikuar diagnostikimi dhe terapie, me një cilësi të lartë, falë bashkëpunimit të specialistëve të fushave të ndryshme.

Poliambulanca ka si qëllim vendosjen e nevojave të pacientit dhe gjendjen e tij shëndetësore në qendër të aktivitetit të saj, duke respektuar dinjitetin dhe privatësinë, ku vëmendja njerëzore dhe kompetenca profesionale janë të nevojshme për të përmbushur çdo nevojë për diagnostikim dhe kurim. Për të arritur më mirë këtë qëllim, poliambulanca bashkëpunon me një ekip profesionistësh me të cilët ndan dhe ndjek përmirësimin e cilësisë nëpërmjet analizës së rezultateve dhe aplikimit të parimeve etike.

Poliambulanca është e përshtatur me sallën e pritjes, recepsionin për pritjen e pacientit dhe përshpejtimin e praktikave burokratike të dokumentacionit, vizita të specialiteteve të ndryshme, analiza diagnostike. Ajo karakterizohet nga një gamë e gjerë e shërbimeve shëndetësore, në mënyrë që të jetë një pikë referimi e kompletuar dhe efektive për nevojat e pacientëve.

Poliambulanca përbëhet nga një staf i specializuar mjekësh e infermierësh, aparatura bashkëkohore të firmave më prestigjoze, sisteme kompjuterike në zhvillim të vazhdueshëm për rezervim dhe administrimin e të dhënave si edhe vendosjen e diagnozës së saktë për kurimin e pacientëve, bazuar në kërkimin shkencor.
 

Klinika Stomatologjike Universitare “Zoja e Këshillit të Mirë” si edhe Qendra e Rehabilitimit dhe Mjekësisë Sportive “Zoja e Këshillit të Mirë” të cilant ndodhen brenda strukturës së kampusit Universitar, janë pjesë e qendrave të shërbimit që ofron Poliambulanca “Atë Luigji Monti”.

https://fzkm.org/poliambulanca/

Lista e Shërbimeve

  • Alergologji
  • Angiologji
  • Dermatologji
  • Endokrinologji
  • Ekografi
  • Gastrohepatologji
  • Gjinekologji
  • Kirurgji e përgjithshme
  • Kirurgji Maksilo-Faciale
  • Endoskopi Digjestive
  • Kardiologji
  • Kardiologji Pediatrike
  • Neurologji
  • Ortopedi
  • Onkologji
  • Otorinolaringologji
  • Reumatologji
  • Radiologji
  • Patologji
  • Urologji
  • Laborator
  • Okulistikë  
  • Psikologji Klinike    (Rr.Dritan Hoxha)
  • Stomatologji   (Rr.Dritan Hoxha)
  • Fizioterapi      (Rr.Dritan Hoxha)
Na ndiqni