×

Projekti i kompozimit të hapësirës muzeale: Vepra arti

Projekti i studentëve të Fakultetit të Shkencave të Aplikuara është realizuar në kuadër të lëndës “Projektim Hapësirash për Ekspozim”, me temë shndërrimin e ish-Kinostudios në një park arti, një hapësirë kushtuar kulturës, iniciativë e Ministrisë së Kulturës. Projekti i studentëve do të prezantohet më gjerësisht gjatë seminarit të titulluar “Shpalosim Shqipërinë. Propozime të projekteve për ekspozime në ambientet e ish – Kinostudios”. Takimi virtual do të zhvillohet sot, më 01 Shkurt 2021, në orën 17:00.


Projekti i studentëve të Fakultetit të Shkencave të Aplikuara është realizuar në kuadër të lëndës “Projektim Hapësirash për Ekspozim”, me temë shndërrimin e ish-Kinostudios në një park arti, një hapësirë kushtuar kulturës, iniciativë e Ministrisë së Kulturës. 
Projekti i studentëve do të prezantohet më gjerësisht gjatë seminarit të titulluar “Shpalosim Shqipërinë. Propozime të projekteve për ekspozime në ambientet e ish – Kinostudios”. Takimi virtual do të zhvillohet sot, më 01 Shkurt 2021, në orën 17:00.


Nga Enea Bardhi, Julia Demiraj, Gentiana Koli, Juard Myftaraj.
Programi i Studimit në Arkitekturë, UKZKM

“Vepra arti” është titulli që tregon udhëtimin e gjatë që kaloi për të arritur në projektin përfundimtar. Ideja ishte të krijonim një hapësirë që përfaqëson realitetin e qytetit tonë dhe që, në të njëjtën kohë, është një element që karakterizon historinë, kulturën dhe stilin arkitektonik të qytetit dhe vitet e arta të Tiranës.

Qëllimi ishte të fusim kulturën brenda ndërtesës së Ministrisë së Kulturës. Rikthimi i së kaluarës duke e riinterpretuar atë në një mënyrë më të rafinuar dhe moderne, duke e modifikuar por në të njëjtën kohë duke ruajtur proporcionalitetin, i cili është një nga elementët më të rëndësishëm që karakterizon ndërtesat që kemi marrë për referencë. Në lidhje me ekspozitën e vërtetë, ne vendosëm të përdorim hapësirën midis një kolone dhe tjetrës, duke e bërë atë të lirë për lloje të ndryshme shfaqjesh. Arsyeja për këtë zgjedhje është krijimi i kamareve të ekspozitës, ku kolonat "fshihen", por ndërkohë, ju ftojnë të intrigoni duke u ndalur e vëzhguar punimet një e nga një, secilën prej tyre. Çdo hapësirë është në vetvete një surprizë e vazhdueshme për vizitorin.
 


Na ndiqni