×

Program i dytë studimi shtetas shqiptare - AL

Afatet për të aplikuar për për program të dytë studimi në vitin akademik 2023-2024 përcaktohen në Urdhrin e përbashkët QSHA-RASH. Në vijim UKZKM publikon në faqen zyrtare të web-it Rregulloren e procedurave të pranimit për program të dytë studimi, ku përfshihen informacione të detajuara mbi kriteret dhe procedurat e pranimit në një program të dytë studimi.


Për t'u pranuar në një program të dytë studimi kandidatët:

1- duhet të jenë të pajisur me një diplomë të lëshuar nga një universitet i akredituar;

2- duhet të kenë përfunduar studimet universitare në programe studimi të të njëjtit cikël me programin në te cilin paraqesin kërkesë për program të dytë studimi psh.:

Program studimi Bachelor → Program studimi Bachelor i Universitetit Katolik ZKM (Infermieri → Fizioterapi) apo Program i integruar studimi i ciklit të dytë → Program i integruar studimi i ciklit të dytë të Universitetit Katolik ZKM (Farmaci → Mjekësi).

 

Si të aplikoni?

Afatet për të aplikuar për për program të dytë studimi në vitin akademik 2023-2024 përcaktohen në Urdhrin e përbashkët QSHA-RASH. Në vijim UKZKM publikon në faqen zyrtare të web-it Rregulloren e procedurave të pranimit për program të dytë studimi, ku përfshihen informacione të detajuara mbi kriteret dhe procedurat e pranimit në një program të dytë studimi. Aplikimi kryhet on-line në portalin e universitetit: http://admissions.unizkm.al/#/, zëri “Program i dytë studimi” duke ngarkuar në mënyrë elektronike (të skanuara në format pdf) dokumentacionin e përcaktuar në Rregulloren përkatëse. 

Për informacione orientuese ju lutem konsultoni procedurat e vitit akademik 2023-2024 në bashkëngjitjet e mëposhtme:

 

Njehsimi i diplomave të huaja

Kandidatët shqiptarë që aplikojnë për program të dytë studimi dhe që:

  • Kanë përfunduar arsimin e mesëm jashtë vendit, duhet të kryejnë procedurën e Njehsimit të diplomës së shkollës së mesme pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA) të Republikës së Shqipërisë. Për tu informuar për procedurën që duhet ndjekur, ju lutemi të klikoni në linkun e mëposhtëm: Njehsimi i diplomës së shkollës së mesme.
  • Janë pajisur me Diplomë universitare jashtë vendit, duhet të kryejnë Njehsimin e diplomës universitare pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA) të Republikës së Shqipërisë, sipas informacionit te mëposhtëm: NJEHSIMI I DIPLOMËS UNIVERSITARE:

Aplikimi për njehsimin e diplomës universitare kryhet vetëm online në portalin e-albania: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=853

Dokumentacioni shoqërues i kërkuar duhet të depozitohet detyrimisht në formatin elektronik gjatë aplkikimit online,si dhe të dërgohet brenda 5 (pesë ) ditëve nga data e aplikimit online edhe në rrugë postare sipas përcaktimeve të mëposhtme.

Aplikimi kryhet online sipas procedures së mëposhtme:

  1. Formulari i aplikimit plotësohet online në portalin e-albania;

  2. Aplikanti ngarkon në format elektronik (PDF) dokumentacionin e mëposhtëm:

a. Diplomën/certifikatën ose dokumentin zyrtar përkatës të lëshuar nga institucionet përgjegjëse për lëshimin e kualifikimit në vendin e origjinës ekuivalent me diplomën që vërteton përfundimin e studimeve, të pajisur me vulë apostile ose legalizim nga vendi i lëshimit, të njësuar me origjinalin (noterizuar), si dhe të përkthyer në gjuhën shqipe nga përkthyes të licensuar në Republikën e Shqipërisë;

b. Listën e notave dhe/ose suplementin e diplomës, të pajisur me vulë apostile ose legalizim nga vendi i lëshimit, të njësuar me origjinalin (noterizuar), si dhe të përkthyer në gjuhën shqipe nga përkthyes të licensuar në Republikën e Shqipërisë;

c. Fotokopjen e kartës së identitetit ose të pasaportës;

d. Mandat-pagesën.

Pasi ka përfunduar procedurën e aplikimit online në portalin e-albania, aplikanti duhet të dërgojë edhe në rrugë postare në QSHA (format hard-copy), dokumentet e përcaktuara në pikën 1) (kliko këtu për formularin) dhe në pikat 2/a) dhe 2/b.

Procedurat për njohjen dhe njehsimin e diplomave universitare përfundojnë brenda 45 ditëve pas aplikimit online, kur dosja e aplikimit është e plotësuar me të gjithë dokumentacionin e kërkuar.

Tarifa: 

2 000 lekë/për çdo diplomë që kërkohet të njësohet.

Adresa postare e QSHA:

Qendra e Shërbimeve Arsimore, Bulevardi "Zhan D’Ark" Nr. 23, Tiranë, Shqipëri.

Janë të lutur të gjithë të interesuarit t’i referohen informacioneve në faqen zyrtare të QSHA-së, në seksionin përkatës të njohjes së diplomave: http://qsha.gov.al/index.html .

Informacioni i mësipërm u përditësua sipas Udhëzimit nr.21 dt.15.10.2021 të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë në Shqipëri (MASR).

Na ndiqni