×

Projekti i kompozimit të hapësirës muazeale: Kinostudio Shqipëria e Re – pjesë e projektit “Një mbi një dritaret”.

Projekti i studentëve të Fakultetit të Shkencave të Aplikuara është realizuar në kuadër të lëndës “Projektim Hapësirash për Ekspozim”, me temë shndërrimin e ish-Kinostudios në një park arti, një hapësirë kushtuar kulturës, iniciativë e Ministrisë së Kulturës. Projekti i studentëve do të prezantohet më gjerësisht gjatë seminarit të titulluar “Shpalosim Shqipërinë. Propozime të projekteve për ekspozime në ambientet e ish – Kinostudios”. Takimi virtual do të zhvillohet sot, më 01 Shkurt 2021, në orën 17:00.


Projekti i studentëve të Fakultetit të Shkencave të Aplikuara është realizuar në kuadër të lëndës “Projektim Hapësirash për Ekspozim”, me temë shndërrimin e ish-Kinostudios në një park arti, një hapësirë kushtuar kulturës, iniciativë e Ministrisë së Kulturës. 
Projekti i studentëve do të prezantohet më gjerësisht gjatë seminarit të titulluar “Shpalosim Shqipërinë. Propozime të projekteve për ekspozime në ambientet e ish – Kinostudios”. Takimi virtual do të zhvillohet sot, më 01 Shkurt 2021, në orën 17:00.


Nga Di Fabjon Bregaji, Mariglen Gega, Joni Zajmi.
Programi i Studimit në Arkitekturë, UKZKM

Tema e këtij projekti ekspozues ishte krijimi i një hapësirë ekspozite për artet figurative në pjesën e braktisur të ndërtesës së vjetër të "Kinostudio Shqipëria e Re" në Tiranë, aktualisht selia e Ministrisë së Kulturës. Kjo hapësirë është e vendosur në katin e fundit të ndërtesës, me një çati të hapur, mure me suva të rënë, me finiturë gëlqereje dhe me pamje në drejtimin jug-perëndim. Dhoma është në formë drejtkëndore me përmasa 4.4 m x 25m, me një lartësi maksimale prej 6.8 m në boshtin e simetrisë që përkon me majën e çatisë, dhe në anën nga ku çatia mbështetet në mure dhe tek papafingo ka një distancë të papërdorshme vertikale 1.5m.
Hapësira në projektin tonë ndahet me një seri panelesh ku kanavacat qëndrojnë pezull, të gjitha në një distancë prej 50 cm nga dyshemeja dhe 1.20 m nga muret më të larta. Ato janë të vendosura në mënyrë paralele me anën më të shkurtër të dhomës, secili rresht 2m larg tjetrit për t'i dhënë hapësirë vëzhguesve që të krijojnë një marrëdhënie më punimet. Sapo hyn në dhomë, vizitorit do t’i shfaqet përpara "korridori" i parë të serisë, duke e ftuar atë në rrugën e tij për të zbuluar ekspozitën dhe përmbajtjen e saj. Kanavacat do të mbahen nga shufrat prej çeliku të vendosura sipër, duke krijuar një membranë të copëzuar dhe të shtresuar; vello që nuk fshihet plotësisht, por njëkohësisht nuk zbulohet. Dhe në të njëjtën kohë ato do të kenë lartësi që ndryshojnë nga njëra tjetra, në një ritëm të parregullt dhe të paorganizuar, duke imituar imazhe dhe forma të ndryshme që gjenden në territorin dhe realitetin shqiptar.
 


Na ndiqni