×

Zbulimi dhe diagnoza e hershme e kërcënimeve biologjike emergjente

Ky projekt fokusohet në zhvillimin e një aparature të re të lëvizshme, për zbulimin e hershëm të viruseve të përdorura në mënyrë aksidentale ose të qëllimshme për sulme bioterroriste.


Titulli i projektit: Zbulimi dhe diagnoza e hershme e kërcënimeve biologjike emergjente

Akronimi: MYP - Biosensor

Programi: Science for Peace and Security (SPS) programme, NATO

Kohëzgjatja: 36 muaj

Fillimi i projektit: 2019

Përfundimi i projektit: 2022

Përmbledhje:

Ky projekt fokusohet në zhvillimin e një aparature të re të lëvizshme, për zbulimin e hershëm të viruseve të përdorura në mënyrë aksidentale ose të qëllimshme për sulme bioterroriste.

Aktivitetet kërkimore do të jenë si vijon: projektimi dhe ndërtimi i një pajisjeje prototip, bazuar në një biosensor me fibra optike për identifikimin e viruseve në lëngje; përmirësimi i prodhimit të antitrupave OPXV- specifik duke përdorur imunogjenë dhe protokolle të ndryshme imunizimi; studimi i aftësisë dhe kufizimeve të pajisjes për të identifikuar në mënyrë specifike sasi shumë të vogla të OPXV-ve në lëngjet e mjedisit rrethues dhe të trupit të njeriut.

Rezultatet e pritshme janë: i) një pajisje e re, e lëvizshme, specifike dhe sensitive për zbulimin e shpejtë të MPXV-ve në lëngjet e mjedisit rrethues dhe të trupit të njeriut; ii) sinteza e 4 proteinave të poxvirusit në mbulesën e virioneve mature brenda dhe jashtëqelizorë nga rekombinantët respektiv të fowlpox iii) përftimi i antitrupave poliklonale MV- dhe EV-specifike të lepujve që do të përdoren për identifikimin e proteinave përkatëse OPXV nga pajisja e lartpërmendur; iv) një vaksinë me mikroorganizma të gjallë, të pareplikueshëm, që merret nga goja si dhe një protokoll vaksinimi për qëllime profilaktike para ose pas ekspozimit në rast të përdorimit aksidental ose të qëllimshëm të MPXV (wild apo të përdorur si armë).

Koordinator: Universiteti i Studimeve të Milanos (Drejtues Projekti nga një vend anëtar i Nato-s)

Partnerë: Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” (Bashkë - drejtues projekti nga një vend anëtar i Nato-s); Universiti Nazarbayev, Astana, Kazakistan (Drejtues projekti nga një vend partner).

Përgjegjës shkencor: Prof. Carlo De Giuli Morghen [email protected]   

Na ndiqni