×

Rona Nushi

Rona Nushi ka ngritur biznesin e saj vetëm 20 vjeç! Ish-studente e Fakultetit të Farmacisë në Universitetin Katolik ZKM, Rona Nushi i përfundoi studimet në vitin 2016. Më herët se të diplomohej, Rona filloi prodhimin e produkteve kozmetike.


Rona Nushi ka ngritur biznesin e saj vetëm 20 vjeç! Ish-studente e Fakultetit të Farmacisë në Universitetin Katolik ZKM, Rona Nushi i përfundoi studimet në vitin 2016. Më herët se të diplomohej, Rona filloi prodhimin e produkteve kozmetike. Ish-studentja e UKZKM ka hapur dyqanin e saj store brand - "Bees & Trees Bio Cosmetics", në një nga qendrat më të rëndësishme tregtare në Tiranë. Aktualisht, ajo shet produkte, të gjitha BIO.

Rona ndjek vetë të gjithë zinxhirin e prodhimit, që nga kërkimi i furnizuesve të lëndës së parë brenda dhe jashtë Shqipërisë, krijimi i amballazhimit dhe i logos së përsosur, e deri tek shpërndarja e produkteve të saj në farmacitë e Shqipërisë dhe Kosovës.

Na ndiqni