×

Roundtable "Protection Of War, Refugees Issues & Prospects"

CESPIC organizoi tryezën e rrumbullakët “Protection of War Refugees Issues & Prospects”, më 20 Prill 2022


CESPIC organizoi tryezën e rrumbullakët“Protection of War Refugees Issues & Prospects”. Ky takim u mbajt më datë 20 Prill 2022, ora 16:00 në platformën google meet. Tema kryesore e këtij takimi ishte mbrojtja e refugjatëve të luftës, çështjet dhe perspektivat për integrimin e refugjatëve në BE dhe në Ballkan. Lufta në Ukrainë ka gjeneruar tashmë 2 milionë refugjatë. Në muajt e ardhshëm, integrimi dhe përfshirja e refugjatëve do të bëhet një çështje vendimtare politike dhe ligjore në një afat shumë të shkurtër. Në tryezën e rrumbullakët te ftuarit diskutuan mbi aspektet ligjore dhe sociale të një procesi të tillë.

Relatorët:

  • Prof. Raul Caruso, Drejtor i CESPIC, Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”
  • Prof. Colette Daiute, Profesor në Programet Ph.D të Psikologjisë dhe Edukimit në Qendrën e Diplomimit, City University of New York
  • Prof. Flora Di Donato, Profesoreshë e Filozofisë së së Drejtës në Universitetin e Napolit “Federico II”

Na ndiqni