×

Klinika Universitare Stomatologjike “Zoja e Këshillit të Mirë”

Klinika Universitare Stomatologjike “Zoja e Këshillit të Mirë” është një prej klinikave më të mëdha dhe prestigjoze dentare universitare në Tiranë. Funksionon si e tillë që prej vitit 2008 dhe ndodhet brenda kampusit të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, Rruga “Dritan Hoxha”, Laprakë-Tiranë.


 

Klinika Universitare Stomatologjike “Zoja e Këshillit të Mirë” është një prej  klinikave më të mëdha dhe prestigjoze dentare universitare në Tiranë.

Klinika Universitare Stomatologjike “Zoja e Këshillit të Mirë” është një prej klinikave më të mëdha dhe prestigjoze stomatologjike universitare në Tiranë. Funksionon si e tillë që prej vitit 2008 dhe ndodhet brenda kampusit të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, Rruga “Dritan Hoxha”, Laprakë-Tiranë.

Klinika Stomatologjike Universitare “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe ekipi i mjekëve stomatologë punojnë me frymën e një stomatologjie ekselente duke ndjekur në mënyrë të vazhdueshme përditësimet profesionale, për të garantuar gjithmonë e më tepër shërbime dentare cilësore dhe përparimtare.

Kjo klinikë merr përsipër të kurojë pacientët dhe buzëqeshjen e tyre duke u angazhuar me profesionalizëm dhe përkushtim në të gjithë fushat e stomatologjisë:

  • Terapi
  • Endodonti konservative
  • Proteza fikse dhe të lëvizshme
  • Kirurgji orale
  • Ortodonci e pedodonti
  • Paradontologji
  • Radiologji

Në klinikën tonë vizitat e para dhe konsulta, kryhen nga një staf i specializuar për çdo fushë përkatëse. Konsulta vlerëson situatën e patologjive që mund të prekin dhëmbin (kariesin), strukturën mbështetëse të dhëmbit (paradontin) dhe mishrat (gengivën), problemet ortodontike tek fëmijët por edhe tek të tërriturit, vlerësimin për parandalimin e sëmundjeve tumorale dhe atyre sistemike si dhe mbjelljen e dhëmbëve (implantologjinë). Në përfundim të konsultës ofrohet plani i trajtimit dhe preventivi përkatës për pacientin.

Për më shumë informacion në lidhje me shërbimet që ofron Klinika Universitare Stomatologjike “Zoja e Këshillit të Mirë”, ju lutemi të klikoni në linkun e mëposhtëm:

https://fzkm.org/qendra-stomatologjike/sherbimet/

 

Kontakte:

Adresa: Kompleksi Spitalor Universitar "Zoja e Këshillit të Mirë"Rr. “Dritan Hoxha”, Tiranë, Shqipëri

Na ndiqni