×

Shërbimi i Kancelarisë, Mensa dhe Bar

Shërbimet çlodhёse janë thelbësore për studentët që nuk banojnë në Tiranë, shqiptarë dhe jo vetëm, madje dhe për të gjithë ata studentë që duan të qëndrojnë në kampus gjatë gjithë ditës dhe pas leksioneve.


SHËRBIMI I KANCELARISË

Shërbimi i kancelarisë, gjendet në ambientet e Kampusit Universitar “Zoja e Këshillit të Mirë”, është një shërbim që u ofrohet studentëve përgjatë gjithë zhvillimit të proçesit mësimor në universitet. Kopisteria ofron shërbime të ndryshme si: fotokopje, stampime, skanime, lidhje, plastifikim, komunikim elektronik.
 

MENSA DHE BAR

Shërbimet çlodhёse janë thelbësore për studentët që nuk banojnë në Tiranë, shqiptarë dhe jo vetëm, madje dhe për të gjithë ata studentë që duan të qëndrojnë në kampus gjatë gjithë ditës dhe pas leksioneve. Këtyre të rinjve në ambientet çlodhёse, u shërbehet një menu e larmishme ushqimore, falë kuzhinës shqiptare dhe asaj italiane.
Shërbimi i mensës u mundëson studentëve të shijojnë vakte të plota ushqimore, me cilësi dhe me çmime konkurruese për studentët e universitetit dhe personelin administrativ. 
Struktura gjendet brenda Kampusit Universitar dhe është realizuar sipas parametrave evropiane.
 

 

Na ndiqni