Silvi Bozo, u diplomua në Farmaci në vitin 2012 me notë maksimale në UKZKM, ku vijoi studimet për Doktoratën "Shëndet publik, diagnozë molekulare të sëmundjeve infektive dhe farmakovigjilancë".
Pas diplomimit, nisi përvojën e saj të punës në një industri farmaceutike, si Specialiste në sektorin "Çështjet Rregullatore" dhe më vonë si Specialiste në Sektorin "Sigurimi i Cilësisë". Gjatë viteve 2015-2018 punoi si Koordinatore e Programit të Studimit në Farmaci në UKZKM dhe, që nga viti 2015, është Anëtare e Departamentit të Teknologjive Kimike-Farmaceutike dhe Biomolekulare në Fakultetin e Farmacisë në UKZKM.