×

Studentë e personel në dalje

Erasmus+(2014-2020) është programi i BE, i cili mbështet aktivitete në fushat e Arsimit, Trajnimit, Rinisë dhe Sportit.


Nëpërmjet KA107 - International Credit Mobility (ICM) në Erasmus +, studentët e UKZKM-së, personeli akademik, ai tekniko- administrativ dhe praktikantët, mund të përfitojnë nga mundësi të shumta për studime, mësimdhënie, trajnime e praktika duke shkuar nga një vend Partner siç është Shqipëria në një vend të Programit dhe anasjelltas.

International Credit Mobility (Mobiliteti Ndërkombëtare për Kredite) mund të kryhet vetëm në rastet kur UKZKM ka nënshkruar një marrëveshje ndërinstitucionale (bilaterale) me një institucion të arsimit të lartë nga vendet e Programit (vendet e BE-së dhe Maqedonia e Veriut, Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia, Turqia, Serbia).

 

Mobiliteti i studentëve

Studentët mund të kryejnë një periudhë mobiliteti 3-12 mujore për qëllime studimi, duke fituar kredite në 3 ciklet e studimit (BA, Master dhe doktoratë) në të gjitha fushat dhe mund të kryejnë praktika për një periudhë 2-12 mujore (studimet mund të kombinohen edhe me praktikat).

Si të marrim pjesë?

Çdo semestër, UKZKM organizon seminare informuese dhe hap thirrje për aplikime për studentë në dalje, të interesuar për të marrë pjesë në ICM, në bazë të numrit të mobiliteteve të dakorduara më parë përmes marrëveshjeve ndërinstitucionale me universitetet partnere evropiane.

Lista e marrëveshjeve ndërinstitucionale në kuadër të International Credit Mobility (ICM) në Erasmus +.

Thirrjet për aplikim mund të gjenden këtu.

Kriteret e pranimit

Kriteret e pranimit mund të ndryshojnë sipas rregulloreve të programit të studimit në të cilin studenti është regjistruar, dhe sipas llojit të mobilitetit, për studime ose praktikë.

Kriteret e përgjithshme për të gjithë studentët janë:

- në momentin e aplikimit, studentët duhet të jenë “in corso” dhe të regjistruar rregullisht në një program studimi (cikli 10,20,30) në UKZKM dhe të kenë fituar një numër minimal kreditesh (CFU/ECTS) të përcaktuar në thirrjen për aplikime. Studentët e përzgjedhur duhet të jenë të regjistruar të paktën në vitin e dytë të studimeve në kohën e nisjes;

- të jenë në rregull (“in regola”) me pagesën e tarifave të shkollimit për vitin akademik në vazhdim;

Studentët e përzgjedhur nuk do të paguajnë tarifa shkollimi në universitetin pritës (përveç ndonjë kontributi specifik të kërkuar), por duhet të paguajnë tarifën e shkollimit në UKZKM për kohëzgjatjen e mobilitetit.

- të zotërojnë aftësitë gjuhësore të kërkuara nga universiteti pritës;

- mos të kenë përfituar nga një qëndrim i mëparshëm Erasmus (studim dhe praktika) për më shumë se periudha maksimale prej 12 muajsh për çdo cikël studimi, dhe të mos përfitojnë njëkohësisht nga programe të tjera mobiliteti;

- vendi i zgjedhur për mobilitet, duhet të jetë një vend i ndryshëm nga vendbanimi.

Njohuritë gjuhësore

Studentët duhet të kenë një vërtetim të gjuhës së mësimdhënies të universitetit partner. Niveli i gjuhës sipas CEFR - Kuadri i Përgjithshëm Evropian i Referencës për Gjuhët, është i përcaktuar në thirrjen për aplikim (B1-C1). Për më shumë informacion dhe mbështetje, ju lutemi kontaktoni Qendrën Universitare të Gjuhëve .

Aktivitetet e lejuara

Gjatë mobilitetit për studime, studentët mund të ndjekin kurse universitare (leksione/seminare) në universitetin pritës dhe të japin provime. Kur është e mundur, ata mund të kryejnë hulumtime për të përgatitur temën e diplomës/tezën e doktoratës. Praktikat mund të kombinohen ose jo me leksionet. Për më tepër, në të dy rastet, gjatë periudhës së mobilitetit për studime ose për praktika, nuk lejohet të ndiqen kurse, të jepen provime, të paraqiten kërkesa për transferim dhe/ose diplomim në UKZKM.

Mbështetja financiare

Studentët, si për mobilitetin për studime, ashtu edhe për praktika, do të marrin nga universiteti pritës, vetëm pas pranimit nga ky i fundit, dhe sipas rregullave të tij të brendshme, një mbështetje financiare të BE-së e cila përbëhet nga:

- mbështetje për studime/praktika që luhatet nga 800 në 900 euro në muaj, bazuar në koston e jetesës në vendin e destinacionit (më shumë informacione në thirrjen për aplikime);

- mbështetje për shpenzimet e udhëtimit, që luhatet nga 20 deri në 1500 euro bazuar në distancën në kilometra midis qytetit të nisjes së studentit dhe qytetit të destinacionit (ku ndodhet Universiteti pritës). Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en.

Dokumentacioni për aplikim

Dokumentacioni dhe afati i aplikimeve janë caktuar në thirrjen për aplikim. Dokumentacioni bazë i nevojshëm, përveç moduleve të tjera të kërkuara nga universiteti pritës, është:

- Formulari i aplikimit i plotësuar dhe i nënshkruar;

- Letër motivimi (në anglisht);

- Curriculum vitae sipas formatit Europass (në anglisht);

- Marrëveshja Mësimore për Studime/Praktika - Seksioni "Para Mobilitetit" *;

- Certifikata e provimeve të marra deri në kohën e paraqitjes së aplikimit;

- Kopje e pasaportës;

- Certifikatë e njohurive të gjuhës së universitetit pritës.

*Marrëveshja Mësimore për Studime/Praktika përshkruan aktivitetet e planifikuara për t'u realizuar jashtë vendit dhe kreditet përkatëse (afersisht 30 CFU/ECTS për semestër për studime) të cilat do të njihen në fund të mobilitetit. Ky dokument duhet të aprovohet nga studenti, Koordinatori Erasmus i programit të tij të studimit dhe Universiteti/ kompania pritëse, përpara fillimit të mobilitetit.

Kriteret e përzgjedhjes

Për përzgjedhjen nga UKZKM, aplikimet do të vlerësohen nga një Komision përkatës.

Renditja e studentëve si për mobilitetin për studime, ashtu edhe për praktika, do të përcaktohet sipas kritereve të mëposhtme:

- mesatarja aritmetike e ponderuar e notave në lidhje me provimet e marra deri në momentin e aplikimit;

- shpejtësia në përparimin e studimeve - numri i krediteve/CFU të regjistruara deri në momentin e aplikimit;

- motivimi/intervista;

- çertifikimi i njohurive të gjuhës së universitetit pritës.

Në kushte të barabarta, përparësi do t'u jepet studentëve që nuk kanë përfituar më parë nga mobiliteti në Erasmus+, dhe/ose vijnë nga kontekste socio-ekonomike më pak të avantazhuara; dhe/ose brenda të njëjtit nivel të studimit janë regjistruar në vitet e fundit.

Pranimi përfundimtar i mobilitetit, bëhet, në çdo rast, nga Universiteti pritës, pas emërimit të studentëve të përzgjedhur nga UKZKM.

Për formularët, dokumentat dhe udhëzimet, ju lutemi shkoni te faqja Informacione Praktike.

 

Mobiliteti i personelit

Personeli akademik dhe tekniko-administrativ mund të kryejë veprimtari mësimore ose trajnimi jashtë vendit për një periudhë prej 5 ditësh deri në 2 muaj (duke përjashtuar udhëtimin).

Si të marrim pjesë?

Çdo semestër/vit akademik, UKZKM hap thirrje për aplikime për personelin në dalje, të interesuar për të marrë pjesë në ICM, në bazë të numrit të mobiliteteve të dakorduara më parë përmes marrëveshjeve ndërinstitucionale me universitetet partnere të vendeve të Programit (vendet e BE-së dhe Maqedonia e Veriut, Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia, Turqia, Serbia).

Lista e marrëveshjeve ndërinstitucionale në kuadër të International Credit Mobility (ICM) në Erasmus +.

Thirrjet për aplikim mund të gjenden këtu.

Kriteret e pranimit

Mund të marrë pjesë personeli akademik (kërkues, profesorë të asociuar dhe profesorë) dhe personeli tekniko-administrativ në shërbim në UKZKM, i cili duhet të ketë një kontratë aktive për një periudhë të specifikuar në thirrje, dhe gjatë periudhës në të cilën do të kryhet mobiliteti.

Personeli gjithashtu duhet:

- të njohë gjuhën e kërkuar nga universiteti pritës për zhvillimin e mobilitetit;

- të kryejë mobilitetin në një vend të ndryshëm nga vendbanimi;

- të mos përfitojë në të njëjtën periudhë nga kontribute të parashikuara nga programe të tjera të financuara nga BE.

Aktivitetet e lejuara

Personeli akademik mund të kryejë veprimtari akademike (leksione, seminare, workshope etj.) për studentët e universitetit pritës.

Metodat e kryerjes së mobilitetit për trajnim të personelit, janë përmes workshopeve, vizitave studimore, seminareve, job shadowing etj. pranë një zyre/strukture të universitetit pritës që kryen veprimtari të njëjta apo të ngjashme, ose përmes pjesëmarrjes në evente trajnuese si javët e mobilitetit ndërkombëtar të personelit/stafit.

Në mobilitetet për trajnime mund të marrë pjesë si personeli akademik, ashtu edhe ai tekniko-administrativ.

Mobiliteti për mësimdhënie dhe/ose trajnim duhet të zhvillohet për të paktën 8 orë në javë (5 ditë).

Mbështetja financiare

Personeli, si për mobilitetin për mësimdhënie, ashtu edhe për trajnim, do të marrë nga universiteti pritës, vetëm pas pranimit nga ky i fundit, dhe sipas rregullave të tij të brendshme, një mbështetje financiare të BE-së e cila përbëhet nga:

- mbështetje individuale (ushqim, akomodim, transport, siguracion, VISA etj), që luhatet nga 140 në 180 euro në ditë, bazuar në koston e jetesës në vendin e destinacionit (më shumë informacione në thirrjen për aplikime);

- mbështetje për shpenzimet e udhëtimit, që luhatet nga 20 deri në 1500 euro bazuar në distancën në kilometra midis qytetit të nisjes së personelit dhe qytetit të destinacionit (ku ndodhet Universiteti pritës). Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en.

Dokumentacioni për aplikim

Dokumentacioni dhe afati i aplikimeve janë caktuar në thirrjen për aplikim. Dokumentacioni bazë i nevojshëm, përveç moduleve të tjera të kërkuara nga universiteti pritës, është:

- Formulari i aplikimit i plotësuar dhe i nënshkruar;

- Curriculum vitae sipas formatit Europass (në anglisht);

- Marrëveshja e Mobilitetit për mësimdhënie/trajnim (Staff Mobility Agreement for teaching/training)*;

- Letër pranimi nga universiteti pritës;

- Kopje e pasaportës;

- Certifikatë e njohurive të gjuhës së universitetit pritës.

*Marrëveshja e Mobilitetit për mësimdhënie/trajnim përmban objektivat, vlerën e shtuar të mobilitetit, aktivitetet që duhet të kryhen, rezultatet e pritshme dhe impaktin.

Në fazën e paraqitjes së aplikimit, programi i mobilitetit dhe formulari i aplikimit me letrën e motivimit, duhet të plotësohen në çdo pjesë dhe duhet të mbajnë nënshkrimin e kandidatit dhe miratimin e personit përgjegjës të strukturës ku ai punon, sipas procedurave të brendshme në fuqi.

Kriteret e përzgjedhjes

Aplikimet do të vlerësohen nga një Komision përkatës. Renditja do të përcaktohet sipas kritereve të mëposhtme:

Për personelin akademik:

Programi i Mobilitetit i propozuar; Aktivitete për të cilat periudha e mësimdhënies së pedagogut do të jetë pjesë përbërëse e programit të studimit të Universitetit pritës; Aktivitete që synojnë forcimin e marrëdhënieve midis universiteteve; Projekte të mundshme bashkëpunimi në të ardhmen; Pozicioni në departament/fakultet; Përvojat ndërkombëtare; Vjetërsia dhe roli akademik.

Për personelin tekniko-administrativ

Motivimi, objektivat dhe vlera e shtuar e mobilitetit (në lidhje me strategjitë e modernizimit dhe ndërkombëtarizimit të institucioneve të përfshira); Koherenca midis veprimtarive që do të kryhen gjatë mobilitetit dhe detyrave të punës së kandidatit; Aktivitete që synojnë forcimin e marrëdhënieve midis universiteteve dhe projekte të mundshme bashkëpunimi në të ardhmen; Përfitimet dhe impakti i mobilitetit në zhvillimin e kandidatit dhe strukturës që i përket dhe/ose Universitetit; Kontributi/roli në marrëdhëniet ndërkombëtare (projekte/ marrëveshje /kurse etj.).

Në kushte të barabarta, përparësi do t'i jepet kandidatit që nuk ka zhvilluar më parë mobilitete ose që ka zhvilluar numrin më të ulët dhe, në rast barazie të mëtejshme, kandidatit më të ri.

Për formularët, dokumentat dhe udhëzimet, ju lutemi shkoni te faqja Informacione Praktike.

Na ndiqni