×

Summer School

Shkolla jonë verore synon të formojë një grup studentësh ndërkombëtarë të diplomuar me bazat shkencore rreth rrënjëve të luftës, paqes dhe çështjeve në ndërtimin e paqes.


Qendra Europiane e Shkencës për Paqe, Integrim dhe Bashkëpunim dhe Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” organizojnë “Summer School”. Shkolla jonë verore synon të formojë një grup studentësh ndërkombëtarë të diplomuar me bazat shkencore rreth rrënjëve të luftës, paqes dhe çështjeve në ndërtimin e paqes. Në përputhje me traditën e Shkencës së Paqes, programi është ndërdisiplinor që përfshin disiplina të tilla si ekonomia, shkenca politike, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe historia. “Summer School” është menduar për studentët dhe të diplomuarit që tregojnë interes për studimin shkencor të Paqes dhe janë të gatshëm të vazhdojnë studime universitare të thelluara ose për profesionistë të ardhshëm në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe në ndërtimin e paqes. Për të pasur gjithashtu një dialog të frytshëm dhe të hapur me pedagogët, do të zgjidhet një grup i vogël studentësh. Grupi i pedagogëve përbëhet nga studiues me famë botërore në fusha të ndryshme.

Këtë vit “Summer School” do të organizohet nga data 5 deri më 10 shtator 2022!

Ju presim!

Na ndiqni