×

Tarifat e studimit 2021-2022 për studentët shtetas shqiptarë dhe të huaj

...


Studentët shtetas shqiptarë dhe të huaj kanë mundësi të kryejnë dhe/apo të përfitojnë nga procedurat e mëposhtëme:

  • Mundësi për të kërkuar çregjistrim, ndryshuar status, pezulluar studimet, apo për t'u trasferuar pas regjistrimit në programet përkatëse të studimeve.
  • Tarifë e pandryshuar për gjithë kohëzgjatjen e studimeve duke e përshtatur vetëm me treguesin e inflacionit të zonës euro.
  • Ndarje në këste e tarifës vjetore për studentët shtetas shqiptarë dhe të huaj nga Maqedonia, Mali i Zi, Bosnje-Hercegovina dhe Kosova.
  • Tarifë e reduktuar deri në 80% për studentët shtetas shqiptarë dhe të huaj nga Maqedonia, Mali i Zi, Bosnje-Hercegovina dhe Kosova me notë mesatare duke filluar nga 9-a.
  • Tarifë e reduktuar deri në 30% për studentin shqiptar që ka vëlla dhe/apo motër të regjistruar si student me status “i rregullt” në vijim të një programi studimesh.
  • Pagesë e reduktuar me 80-90% për çdo vit “jashtë programit të studimeve”, pas periudhës ligjore të parashikuar për diplomim.

Tarifat e Studimit 2021-2022 per Studentët Shtetas Shqiptarë 

Tarifat vjetore, për aktivitetin mësimor gjatë vitit akademik 2021-2022 për programet e studimit janë si më poshtë:

Mjekësi dhe Kirurgji, Odontoiatri dhe Proteza Dentare (Stomatologji), Farmaci 

€ 4.765 / vit

Fizioterapi, Infermieri

€ 2334 / vit

Ekonomi Ndërmarrjeje

€ 2334 / vit

Infermieri (Selia Elbasan)

€ 1963 / vit

Arkitekturë

€ 3707 / vit

Tarifat vjetore, për aktivitetin mësimor gjatë vitit akademik 2021-2022 për programet e studimit pas-diplomimit janë si më poshtë:

Master i Shkencave në: Ekonomi dhe Menaxhim, Infermieri dhe Obstetrikë, Shkenca Rehabilituese të Profesioneve Shëndetësore       

€ 2500 / vit

Doktoratë në Statistikë

3000 / vit

Specializimet Aftagjata në Fushën e Mjekësisë

€ 3000 / vit

Tarifat e Studimit 2021-2022 per Studentët Shtetas të Huaj

Për studentët shtetas të huaj të Fakultetit të Mjekësisë dhe Fakultetit të Farmacisë, me përjashtim të studentëve nga Maqedonia, Mali i Zi, Bosnje-Hercegovina dhe Kosova dhe anëtarë të urdhrave apo kongregatave fetare (Misionarë), tarifat e mësipërme janë:

-  75 % më shumë për Fakultetin e Mjekësisë
-  50% më shumë për Fakultetin e Farmacisë 

Shënim: Për studentët që kanë filluar të ndjekin programet e studimit në vitin akademik 2013/2014 e në vijim, tarifa vjetore për vitet e ardhshme do të ndryshojë në bazë të indeksit vjetor të inflacionit të Bashkimit Evropian në zonën euro.

Për më shumë informacion në lidhje me Tarifat e Studimit 2021-2022 mund të kontaktoni në:

Tel: +355 42 273 290
Email: [email protected]
Adresa: Rr. Dritan Hoxha, Tiranë, Shqipëri

Na ndiqni