Studentët ndërkombëtarë që dëshirojnë të ndjekin studimet për here të parë në UniKZKM dhe studentët ndërkombëtarë të cilët dëshirojnë të transferojnë studimet në UniKZKM mund të gjejnë informacionet e nevojshme këtu.
Për të konkretizuar përpjekjet tuaja për të rritur shanset për një aplikim të suksesshëm, jeni të lutur të lexoni me kujdes të gjitha njoftimet lidhur me ofertën akademike dhe kushtet për pranimet (link me shpallje, njoftime, dokumentacioni për shtetasit e huaj etj.) seksioni.
KONTROLLONI NËSE DOKUMENTI JUAJ I UDHËTIMIT (PASAPORTA DHE/APO ID) ËSHTË ENDE E VLEFSHME (NUK KA SKADUAR)
Sigurohuni të aplikoni në kohë për rinovimin në rast se dokumenti juaj i udhëtimit do të skadojë së shpejti.
KONTROLLONI NËSE KENI NEVOJË PËR VIZË
Ju lutemi referojuni seksionit VIZA DHE LEJE QËNDRIMI (LINK) për informacione të mëtejshme lidhur me vizat në Shqipëri.
SIGURACION I SHËNDETIT DHE UDHËTIMIT
Përpara udhëtimit, ju sugjerojmë të keni një siguracion udhëtimi në rast aksidentesh.
Pas mbërritjes në Shqipëri, Zyra e Migracionit Tiranë do ju kërkojë edhe sigurim shëndeti për leje qëndrimin. Sigurimi i shëndetit lëshohet disa Kompani Sigurimesh në Tiranë.