Në kuadër të aktiviteteve të projektit “Terapia farmakologjike, trajtimi fizioterapeutik dhe benefitet e rehabilitimit me hidroterapi tek fëmijët me paralizë cerebrale infantile” financuar nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit, si pjesë e bashkëpunimit dy-palësh ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, në fushën e arsimit dhe shkencës më datë 3, 4 dhe 5 Qershor 2024, stafi i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” vizitoi Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.
Prof. Ass. Dr. Arben Boshnjaku, Prof. Ass. Dafinë Kaçuri, Prof. Dr. Haxhi Kamberi dhe Ass. Zana Gërgi nga Universiteti “Fehmi Agani”, Gjakovë, u mirëpritën nga Kordinatorja Shkencore e projektit për pjesën shqiptare Prof. Asoc. Malvina Hoxha, si dhe nga kordinatorja e Programit të studimit të Fizioterapisë PhD Emanuela Prendi.
Studentët e vitit të dytë dhe të tretë të Kursit të Fizioterapisë u njohën me temat e mëposhtme:“Fizioterapia si shkencë, profesion e mision”, “Pediatria në kontekstin kosovar dhe regjional”, “Rehabilitimi i bazuar në komunitet- prespektiva e Kosovës”,“Rehabilitimi te paralizat cerebrale infantile”, të cilat u ndoqën online dhe nga anëtarët e tjerë të projektit.
Profesorët e Universitetit “Fehmi Agani” Kosovë vizituan dhe ambientet e Qëndrës së Rehabilitimit dhe Mjekësisë Sportive, Zoja e Këshillit të Mirë, dhe diskutuan lidhur me trajtimin me hidroterapi tek fëmijët me paralizë cerebrale infantile.