Zyra e Teknologjisë dhe Informacionit ështe pjesë përbërëse e strukturës administrative të Fondacionit dhe Universitetit Zoja e Këshillit të Mirë. Ajo është përgjegjëse për garantimin dhe mirëmbajtjen e shërbimeve të teknologjisë informative të Universitetit, në mënyrë që të mbështesë aktivitetet e mësimdhënies si dhe ato administrative.
Zyra e Teknologjisë dhe Informacionit vendos linjat udhëzuese për përdorimin e shërbimeve nga ana e stafit didaktik, administrativ, studentëve dhe vizitorëve. Zyra e IT-së u ofron ndihmë të gjithëve në mënyre që të jenë të informuar si dhe të përdorin në maksimum të gjitha shërbimet informatike.
Disa prej këtyre shërbimeve i gjeni të renditura si më poshtë:
- Portal Studenti: http://portal.unizkm.al
- Portal Pranimi: http://admissions.unizkm.al/#/login
- Portal për Bibliotekën: http://biblioweb.unizkm.edu.al
- Rrjeti Wireless “FZKM”, “CampusZKM” dhe “BiblioZKM”, etj.
- Laboratorë informatikë
- Google Accounts: G Suite for education me adresat @stud.unizkm.al
- Office 365 Accounts: Paketa Office dhe Windows falas për të gjithë studentët @stud.unizkm.al
- FAQs Forum: https://groups.google.com/a/unizkm.al/forum/#!forum/faq-ext-it-unizkm-user