Akademikët besojnë se Uilliam Shekspir e shkruajti tragjedinë "Mbreti Lir", në kushte karantine për shkak të murtajës së vitit 1605 që përfshiu Anglinë.
Po në të njëjtën periudhë, Isak Njuton ishte rreth 20 vjeç kur Universiteti i Kembrixh ku ai studionte, u mbyll. Njuton filloi të punojë nga shtëpia, në karantinë mbi Teorinë e Gravitetit.
Sigurisht as Shekspiri dhe as Njutoni nuk kishin internet. Në ditët e sotme mundësitë për studentët janë të shumta, edhe në kushte karantine.
Prej disa ditësh, Universiteti Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" ka filluar zhvillimin online të leksioneve për shkak të COVID -19, sipas udhëzimeve të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.
Fotografitë e mëposhtme i përkasin Programit të Studimit në Arkitekturë gjatë një mësimi së fundmi në lëndën "Laboratori i Arkitekturës e Mjedisit" me Prof. Paola Gallo nga Universiteti partner i Firences.