Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” organizoi më 11 prill 2018, ora 16.00, seminarin e titulluar: “Pesha e shpenzimeve ushtarake në zhvillimin ekonomik, në kushte paqëndrueshmërie, korrupsioni dhe pabarazie”.
Aktiviteti ishte nismë e Departamentit për Vlerësimin Kimik –Toksikologjik dhe Farmakologjik të Barnave të Fakultetit të Farmacisë dhe të Departamentit të Shkencave Kirurgjikale të Fakultetit të Mjekësisë, UKZKM dhe bën pjesë në Ciklin e Seminarëve Ndërdisiplinorë UKZKM.
Ne kete event referoi Prof. Raul Caruso, ndërsa diksutuan rreth temës, Prof. Francesco Rulli dhe Prof. Bruno Zappacosta.
Pjesëmarrja ishte e hapur për studentë, profesionistë të fushave të ndryshme, brenda dhe jashtë kampusit universitar.
Aktiviteti u zhvillua tek Aula B107, pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, Tiranë.