×

Njihuni me Profesor Han Dorussen. CESPIC Summer School në UKZKM

Qendra Europiane e Paqes dhe Shkencës, Integrimit dhe Bashkëpunimit (CESPIC), pjesë e Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, do të mbajë të premten, më 9 qershor, në orën 10:00, konferencën “Diversiteti, bashkëjetesa dhe hartimi i politikave”.

Kjo ngjarje është hartuar për të analizuar çështjen e bashkëjetesës midis grupeve të ndryshme shoqërore, me një fokus të veçantë në politikat aktuale të hartuara nga hartuesit e politikave në skenarë të ndryshëm. Me fjalw tw tjera,diversiteti dhe bashkëjetesa duhet të merren parasysh jo vetëm si një qasje pozitive, por edhe me një qasje normative.

Përshëndetja e mirëseardhjes do të mbahet nga Prof. Bruno Giardina, Rektori i Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.

Në këtë aktivitet, të moderuar nga Prof. Raul Caruso, drejtor i CESPIC, do të ndajë mendimin e tij dhe do të referojë E. Z. Alberto Cutillo, Ambasador i Italisë.

Gjithashtu do të kemi kënaqësinë të dëgjojmë Prof. Richard Caplan, Universiteti i Oksfordit; Prof. Esteban Klor, Universiteti Hebraik i Jeruzalemit; Prof. Mansoob Murshed, Instituti i Studimeve Sociale (Den Haag) dhe Coventry University Horizontal; Alba Çela, Instituti Shqiptar i Studimeve Ndërkombëtare.

Konferenca do të zhvillohet në Sallën 101 të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, në Tiranë.

Na ndiqni