Inkubatori vë në dispozicion një sërë shërbimesh në mbështetje të sipërmarrjeve ekonomike dhe luan rolin e një qendre për të mundësuar zhvillimin e risive dhe zhvillimin ekonomik dhe social, fillimisht në një këndvështrim universitar dhe më pas në një kontekst social.
Njohuritë teorike dhe aftësitë teknike ndërlidhen me ambientin shoqëror për të formësuar sinergjitë dhe stimujt e zhvillimit të sipërmarrjeve ekonomike nëpërmjet një cikli virtuoz, i cili u lejon të përfitojnë nga aktivitetet e kërkimit shkencor.
Inkubatori ka si objektiv që të mbështesë komunitetin e inovacionit, duke zhvilluar ide të pranuara nga tregu, me potencial tregtar të rëndësishëm nëpërmjet bshkëpunimit me biznese dhe figura të ICT-së. Promovuesit e projekteve do të ndihmohen nga ekspertë të fushave të ndryshme (ekonomi, financë, drejtësi) gjatë rrugëtimit të tyre nëpërmjet aktiviteteve të tilla si: trajnime/formime, mentoring e coaching.
VIZIONI
Inkubatori dëshiron të krijojë një komunitet të përkushtuar ndaj inovacionit në mënyrë që të përmirësojë kontekstin social dhe ekonomik në të cilat ndodhet.
MISIONI
Misioni ynë është që të jemi një qendër referimi për të gjithë ata që duan të zhvillojnë metodikisht dhe profesionalisht idetë e tyre. Themelet tona janë hulumtimi, aftësitë profesionale dhe përkushtimi.
SHËRBIMET
Inkubatori ofron një sërë shërbimesh për ata që kanë një ide ose për ata që po realizojnë një projekt, por edhe për ndërmarrjet dhe investitorët e interesuar.