Të diplomuarit në fund të programit të Master Shkencor në Shkencat e Infermierisë dhe Obstetrikës, do të jenë të aftë që të zbatojnë njohuritë themelore të shkencave përkatëse lidhur me figurën profesionale specifike të nevojshme për të marrë vendime në lidhje me organizimin dhe menaxhimin e shërbimeve shëndetësore të ofruara nga personeli me funksione rehabilitimi në fushën e mjekësisë, të gjitha strukturat shëndetësore me kompleksitet të ulët, të mesëm ose të lartë; të zotërojnë e të përdorin kompetencat e ekonomisë shëndetësore dhe të organizimit menaxherial të nevojshëm për organizimin e shërbimeve shëndetësore, për menaxhimin e burimeve njerëzore dhe teknologjike në dispozicion, duke vlerësuar raportin kosto/përfitim.
Për t'u pranuar në programin Master Shkencor "Shkencat e Infermierisë dhe Obstetrikës”, kandidatët duhet të plotësojnë një nga kriteret e mëposhtme:
Vendndodhja
ShqiperiKohëzgjatja e Programit të Studimit
2Niveli i studimit
Master i Shkencave (cikli i dyte)Shkolla
Fakulteti i MjekësisëFusha(t) e Studimit
Shkencat mjekësore
Të diplomuarit në Masterin e Shkencor: "Shkencat e Infermierisë dhe Obstetrikës" do të kenë mundësinë të punojnë si përgjegjës në proceset asistenciale, organizative, menaxheriale, formuese dhe humultuese në një prejfushave që lidhen me profesionet shëndetësore të këtij lloji, në strukturat shëndetësore dhe spitalore, në strukturat publike dhe private ose si profesionistë të lirë.
Mësimdhënia
Mësimdhënia do të zhvillohet në Universitetin Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë", në Tiranë, me pjesëmarrjen e profesorëve italianë dhe shqiptarë me përvojë të konsoliduar në Universitetin e Romës "Tor Vergata".
Programi i studimit ka një kohëzgjatje 2-vjeçare për një total prej 120 ECTS dhe ndahet në 2 semestra.
Diploma në Masterin Shkencor: "Shkencat e Infermierisë dhe Obstetrikës" është juridikisht e vlefshme për të hyrë në Ciklin e Tretë të studimeve (PhD).
Provimi përfundimtar në Masterin Shkencor “Shkencat e Infermierisë dhe Obstetrikës”
Provimi përfundimtar për marrjen e titullit të Diplomës konsiston në përpunimin dhe diskutimin e një punimi me shkrim sipas një hulumtimi (teorik dhe/ose të shoqëruar me sondazhe dhe analiza në fushën e kërkimit) lidhur me një temë në lidhje me lëndët kurrikulare. Kjo punë duhet të ketë karakter origjinal nga i cili zbulohet kontributi personal i të diplomuarit. Tema e diplomës, ashtu si edhe provimi përfundimtar për programin e studimit Master Shkencor “Shkencat e Infermierisë dhe Obstetrikës”, është një reflektim i të gjithë aftësive të përvetësuara gjatë studimeve.Zgjedhja duhet të jetë midis lëndëve kurrikulare të përfshira në programin e masterit. Kërkesa e temës duhet të bëhet nga studenti të paktën 6 muaj para fillimit të seancës së provimit të diplomimit. Përbërja e trupit kolegjial dhe kriteret e vlerësimit për provimin përfundimtar janë të përcaktuara nga Rregullorja Didaktike e Universitetit dhe Fakultetit. Provimi përfundimtar ka 6 kredite.
Tarifa vjetore – 2,350.00 euro
Kandidatët, shtetas të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Bosnje - Hercegovinës, që regjistrohen për herë të parë në vitin akademik 2023-2024 , në vitin e parë të programit të studimit përfitojnë një bursë studimi prej:
- 15% të gjithë tarifës vjetore për programin e studimit në Infermieri, kur kanë një notë mesatare të shkollës së mesme nga 9.00 - 9.99, dhe
- 30% të të gjithë tarifës vjetore të studimit kur kanë një notë mesatare të shkollës së mesme 10.00.-
Tarifa e mësipërme përbën tarifën e plotë vjetore dhe studenti nuk paguan asnjë pagese shtesë në rastet kur duhet të mbrojë dhe/ose përsërisë provimin.