×

Programi i Studimit në Mjekësi dhe Kirurgji

Përshkrimi i Programit të Studimit

Sala-operatoria---intervento-chirurgico.jpg

Programi i Studimit Master në Mjekësi dhe Kirurgji, i integruar në vitin akademik 2023-2024, organizohet si një cikël studimi unik prej gjashtë vitesh, me 360 Kredite (ECTS), të cilat përfshijnë vepritarinë didaktike forntale, ushtrimet praktike dhe praktikën klinike. Ushtrimeve praktike dhe praktikës klinike i takojnë 78 kredite (ECTS). Veprimtaria didaktike frontale zhvillohet pranë Kampusit Universitar Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”në Tiranë; veprimtaria didaktike klinike zhvillohet pranë reparteve dhe laboratorëve të Spitalit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”në Tiranë dhe gjithashtu në Itali, pranë Poliklinikës “Tor Vergata” të Romës dhe strukturave të tjera spitalore në marrëveshje.  Veprimtaria didaktike forntale zhvillohet në Tiranë nga pedagogë italianë të Universitetit të Romës “Tor Vergata”; në të vërtetë programet e studimit të Tiranës përputhen në mënyrë të përkryer me ato të Universitetit të Romës “Tor Vergata” i cili përfaqëson Universitetin partner të Universitetit “Zoja e Këshillit të Mirë”në Tiranë. Mësimi zhvillohet në gjuhën angleze. Frekuentimi i programeve individuale nga studentët është i detyrueshëm për të paktën 67% të orëve totale të leksioneve. Duke pasur parasysh mbivendosjen perfekte të programeve të studimit të dy universiteteve, diploma e dhënë në përfundim të studimeve lëshohet si një diplomë e përbashkët midis Universitetit Katolik ZKM dhe Universitetit "Tor Vergata" të Romës, dhe njihet zyrtarisht në Itali dhe në Evropë, duke demonstruar bashkëpunimin e ngushtë me sistemin universitar italian.

Vendndodhja

Albania

Kohëzgjatja e Programit të Studimit

6

Niveli i studimit

Master i Shkencave ( program i integruar i ciklit te dyte)

Shkolla

Fakulteti i Mjekësisë

Fusha(t) e Studimit

Shkencat mjekësore

Struktura e Programit të Studimit

Të diplomuarit e programit Master në Mjekësi dhe Kirurgji duhet të jenë të pajisur me bazat shkencore dhe përgatitjen teoriko-praktike të nevojshme për ushtrimin e profesionit të mjekut. Të diplomuarit gjithashtu fitojnë metodologjinë dhe kulturën e domosdoshme për formimin e tyre të vazhdueshëm dhe për një nivel të përshtatshëm të autonomisë profesionale, vendimmarrëse dhe operacionale. Një formim i plotë kërkon gjithashtu një qasje etike të përgjegjshme ndaj disa temave të rëndësishme që lidhen me jetën e njerëzve dhe të shoqërisë, si dhe me aftësinë për të përballuar sfidat e ardhshme të kërkimit shkencor në një mjekësi që ndryshon dhe përditësohet vazhdimisht.

I diplomuari në Mjekësi dhe Kirurgji, pasi të ketë dhënë provimin e shtetit dhe të autorizohet për ushtrimin e profesionit, do të jetë në gjendje të ushtrojë profesionin e tij si mjek i përgjithshëm, në klinika publike dhe private, spitale dhe qendra të specializuara. Objekt i profesionit të Mjekut janë gjithashtu aktivitetet që kanë të bëjnë me diagnostikimin dhe terapinë e të gjitha gjendjeve morbide organike dhe funksionale të njeriut, si dhe aktivitetet parandaluese, individuale dhe kolektive.

Krahas mundësive të ndryshme profesionale, diploma në Mjekësi dhe Kirurgji do të mundësojë akses në Programe Specializimi në fushën e mjekësisë dhe në programe të shumta formimi, si në Shqipëri ashtu edhe në Itali. Një tjetër mundësi që u ofrohet të diplomuarve në Mjekësi dhe Kirurgji përfaqësohet nga kërkimi shkencor, nëpërmjet pjesëmarrjes në një Doktoraturë Kërkimore, që kryhet në Shqipëri ose jashtë vendit dhe që shpeshherë përfaqëson hapin e parë drejt një karriere akademike.

Tarifat & Bursat e Studimit

Taksat dhe Kontributet Për Programin e Studimit në Mjekësi të Përgjithshme

Tarifa vjetore – 5.000,00 euro 
Kandidatët, shtetas të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Bosnje - Hercegovinës, që regjistrohen për herë të parë në vitin akademik 2023 - 2024, në vitin e parë të programit të studimit përfitojnë një bursë studimi prej:
-    15% të gjithë tarifës vjetore për programin e studimit në Mjekësi të Përgjithshme, kur kanë një notë mesatare të shkollës së mesme nga 9.00 deri në 9.99, dhe
-    30% të të gjithë tarifës vjetore të studimit kur kanë një notë mesatare të shkollës së mesme 10.00.

IMG_0557.jpg
Dott. ssa Eada Meta
Dott. ssa Eada Meta
Telefon: + 35542273290
Fax: + 35542273290
Adresa: Casa Rossa- Università Cattolica “Nostra Signora del Buon Consiglio”
thumb_3324_university_small.jpeg
Ira Çakçiri
Sekretaria Didaktike
...
Telefon: +35542273290
Fax: +35542243291
Adresa: Casa Rossa- Università Cattolica “Nostra Signora del Buon Consiglio”
Na ndiqni