Evente/lajme

 

UKZKM ishte një ndihmesë e madhe për t’u formuar profesionalisht dhe për të vazhduar studimet e mëtejshme. Falë përgatitjes në Universitetin Katolik ZKM ndoqa një prej kurseve më të vështirë në Ekonomi dhe Financë në Itali, pranë Universitetit LUISS - Guido Carli."

Ky është rasti i Eris Poshit, sot specialist pranë Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare. Studimet e ciklit Bachelor në "Ekonomi dhe Administrim Ndërrmarrjeje", në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” i përfundoi në vitin 2009. Që atëherë, i ka ngjitur pa ndalesë shkallët e karrierës. "Universiteti Katolik ZKM është i të njëjtit standart me universitetet më prestigjozë në Itali dhe mundësitë e aksesit në tregun e punës pas shkollimit janë shumë herë më të larta se në rastet e zakonshme", thotë Eris Poshi për Pontes.