Evente/lajme

Më 16 nëntor 2018, studentët e vitit të tretë të degës Ekonomi Ndërmarrjeje vizituan Bankën Intesa Sanpaolo (Rruga e Barrikadave), organizuar në bashkëpunim me Confindustria Albania, si pjesë e Ditës Botërore të Biznesit të Vogël dhe të Mesëm – PMI Day (Iniciativë ndërkombëtare për të njohur të rinjtë nga afër botën e biznesit).

Zv. Drejtori i Bankës Intesa Sanpaolo Dr. Dario Grassani së bashku me kolegë të tjerë nga divizioni i Retail kanë mirëpritur studentët dhe shpjeguar se si mund të aktivizojnë një llogari bankare online.