Evente/lajme

Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” organizon ditën e enjte, 18 maj 2017, ora 11.00 seminarin e titulluar: “Aspirina: histori edhe italiane”. Do të referojë mbi temën Prof. Vincenzo Montemurro, mjek kardiolog, anëtar i Këshillit drejtues të Shoqatës italiane të kardiologjisë dhe profesor i Universitetit Tor Vergata të Romës.

Seminari, që do të moderohet nga Dekani i Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit Katolik ZKM, Prof. Giovanni Arcudi, konsiderohet me rëndësi dhe interes jo vetem për profesionistët e fushës së mjekësisë. Në përfundim të referimit është parashikuar edhe mundësia për ndërhyrje apo pyetje të pjesëmarrësve.

Aktiviteti do të zhvillohet tek Aula Magna pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, Tiranë.