Evente/lajme

Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” organizon më 21 nëntor 2018, ora 16.30, seminarin e titulluar: “Roli i teknologjisë kompjuterike në projektimin racional të barnave të reja”.

Do të referojë Prof. Orazio Nicolotti, kërkues shkencor pranë Universitetit të Studimeve të Barit, Aldo Moro, Departamenti i Farmacisë – Shkencat e Barnave.

Pjesëmarrja është e hapur për studentë, profesionistë të fushave të ndryshme, brenda dhe jashtë kampusit universitar. Në përfundim janë parashikuar ndërhyrje apo pyetje nga pjesëmarrësit.
Veprimtaria do të zhvillohet tek Aula B107 dhe është një nisëm e Departamentit për Vlerësimin Kimik –Toksikologjik dhe Farmakologjik të Barnave të Fakultetit të Farmacisë dhe të Departamentit të Shkencave Kirurgjikale të Fakultetit të Mjekësisë, UKZKM. Seminari realizohet në kuadër të Ciklit të Dytë të Seminarëve Ndërdisiplinorë UKZKM.