Kandidatët që kanë përfunduar arsimin e mesëm përpara vitit shkollor 2017- 2018
Njoftim për kandidatët që nuk nuk kanë arritur të aplikojnë në U-Albania apo të plotësojnë formularin A1/A1Z
Udhëzimi nr. 33 dt. 23.10. 2018 i Ministrisë të Arsimit, Sportit dhe Rinisë u jep mundësi regjistrimi edhe kandidateve që nuk nuk kanë arritur të aplikojnë në tre raundet e mëparshme në portalin u-Albania U-Albania apo të plotësojnë formularin A1/A1Z.
Të gjithë kandidatët që nuk janë regjistruar ende në një program studimi dhe që plotësojnë kriterin e notës mesatare mund të paraqiten për aplikim pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” deri në datën 2 Nëntor në këto programe studimi:
- Ekonomi Ndërmarrjeje kliko këtu për më shumë informacion
- Arkitekturë kliko këtu për më shumë informacion
- Farmaci kliko këtu për më shumë informacion
- Infermieristikë kliko këtu për më shumë informacion
- Fizioterapi kliko këtu për më shumë informacion
Për t’u regjistruar pranë Universitetit tonë kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sekretarisë Mësimore personalisht ose nëpërmjet përfaqësuesit të autorizuar me prokurë nga ana e tyre, nga data 5 deri në 7 Nëntor dokumentacionin e mëposhtëm:
- Mandatin e kryerjes së pagesës së këstit të parë apo të këstit të plotë të tarifës vjetore të studimit (urdhërpagesa për t’u paraqitur në bankë, shkarkohet nga portali studenti, zëri Tasse);
- Diplomën e Maturës Shtetërore (origjinale) dhe fotokopjen e noterizuar të saj;
- Lista e notave (origjinale) dhe fotokopjen e noterizuar të saj;
- Vërtetim mjeko - ligjor;
- Çertifikatë familjare;
- Vërtetim banimi;
- 2 foto.
Pranë Sekretarisë Mësimore do të plotësohen gjithashtu:
- Kërkesa e regjistrimit (mund të shkarkohet edhe nga portali studenti);
- Deklarata e paraqitur në Shtojcën nr. l të Udhëzimit nr. 18 dt. 21.05.2018 (mund të shkarkohet edhe nga portali studenti);
- Kontrata e regjistrimit;
- Formulari i shkarkuar nga portali U-Albania.
Raundi i III-të
Listat e renditjes së aplikantëve për raundin e III-të, viti akademik 2018-2019
Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” njofton të gjithë kandidatët e interesuar se deri në 18 Tetor 2018 vijojnë regjistrimet për raundin e III-të për programet e studimit ku kanë mbetur ende kuota të lira:
- Ekonomi Ndërmarrjeje
- Arkitekturë
- Farmaci
- Infermieristikë
- Fizioterapi
- Odontoiatri dhe Proteza Dentare
Për më shumë informacion ju lutemi të konsultoni njoftimet e pranimit të raundit të III-të:
- Ekonomi Ndërmarrjeje
- Arkitekturë
- Farmaci
- Infermieristikë, Fizioterapi, Odontoiatri dhe Proteza Dentare
Mundësi regjistrimi për kandidatët që kanë:
- Aplikuar ne portalin U-Albania pavarësisht se nuk kanë përzgjedhur programet tona të studimit gjatë raundit të I-rë apo të II-të;
- Diplomë të huaj të shkollës së mesme
Ndërkaq në datat 9-13 Tetor do të vijojnë regjistrimet e kandidatëve që kanë përzgjedhur programet tona të studimit gjatë raundit të II-të.
Raundi i II-të
Të gjithë kandidatët që kanë plotësuar formularët A1/A1Z dhe që:
- nuk arrijnë të aplikojnë në raundin e I-rë;
- nuk shpallen fitues në Raundin e 1-rë në programin e studimit ku dëshirojnë të vazhdojnë studimet;
- nuk do të arrijnë të regjistrohen në datat 30 Gusht- 12 Shtator;
- ç’regjistrohen, pas përfundimit të Raundit të parë (13 shtator)
Universiteti Katolik ZKM publikon listat e renditjes së aplikantëve për raundin e dytë, viti akademik 2018-2019
- Infermieristikë (Tiranë)
- Infermieristikë (Elbasan)
- Fizioterapi
- Odontoiatri dhe Proteza Dentare
- Mjekësi
- Farmaci
- Arkitekturë
- Ekonomi Ndërmarrjeje
Të gjithë kandidatët që kanë plotësuar formularët A1/A1Z dhe që:
- nuk arrijnë të aplikojnë në raundin e I-rë;
- nuk shpallen fitues në Raundin e 1-rë në programin e studimit ku dëshirojnë të vazhdojnë studimet;
- nuk do të arrijnë të regjistrohen në datat 30 Gusht- 12 Shtator;
- ç’regjistrohen, pas përfundimit të Raundit të parë (13 shtator)
u jepet edhe njeherë e drejta për të aplikuar në Raundin II-të në Portalin U-Albania, në datat 15 shtator – 20 shtator.
Raundi i II-të
Njoftimet e pranimit, për shtetas shqiptar dhe shtetas të huaj jo-BE, raundi i dytë, viti akademik 2018-2019:
Bazuar ne njoftimet e pranimit të publikuara me sipër ju informojmë mbi kriteret dhe proçedurat e pranimit për raundin e II-të:
I. Kuotat e Pranimit
Programi i studimit |
Kuota |
Arkitekturë |
16 |
Ekonomi Ndërmarrjeje |
49 |
Farmaci |
43 |
Infermieristikë |
55 |
Fizioterapi |
45 |
Odontoiatri dhe Proteza Dentare |
28 |
Mjekësi |
51 |
II. Datat e konkurseve/testimeve te pranimit
Testimet e vlerësimit/konkurset e pranimit për raundin e II-të do të zhvillohen pranë Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit te Mire", sipas datave të mëposhtme:
Programi i studimit |
Data |
Ora |
Mjekësi |
24.09.2018 |
16:00 |
Odontoiatri dhe Proteza Dentare |
25.09.2018 |
11:00 |
Fizioterapi |
25.09.2018 |
09:00 |
Infermieristikë |
25.09.2018 |
09:00 |
Arkitekturë |
25.09.2018 |
15:00 |
Ekonomi Ndërmarrjeje |
25.09.2018 |
15:00 |
Farmaci |
25.09.2018 |
13:00 |
III.Aplikimi
Në konkurset/testimet vlerësuese të raundit të II-rë do të marrin pjesë kandidatët që:
1. Kanë plotësuar formularin A1 (Matura Shtetërore 2018) ose A1Z (kandidatët që kanë përfunduar arsimin e mesëm përpara vitit 2017-18) në portalin online të Maturës Shtetërore;
2. Kanë përzgjedhur programet e studimit të Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" në portalin online të aplikimit universitar U-Albania: https://ualbania.arsimi.gov.al/, në datat 15 Shtator-20 Shtator;
Listën e aplikantëve që kanë përzgjedhur programet tona të studimit në portalin U-Albania, për raundin e II-të, Universiteti e merr pas datës 21 Shtator.
SHËNIM:NËSE NUK ZGJIDHNI SI PREFERENCË UNIVERSITETIN KATOLIK "ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË", NUK MUND TË MERRNI PJESË NË TESTIMET VLERËSUESE/KONKURSET TONA TË PRANIMIT, E PËR RRJEDHOJË, NUK MUND TË REGJISTROHENI NË UNIVERSITETIN TONË.
IV. Pjesëmarrja në konkurset e pranimit/testimet vlerësuese
Kandidatët që kanë përzgjedhur programet tona të studimit në portalin U-Albania, duhet të paraqiten pranë Zyrës së Pranimeve të Universitetit të pajisur me një dokument identifikimi për të përfunduar proçedurën e regjistrimit për në testimet/konkurset e pranimit dhe për të paguar tarifën e regjistrimit prej 2.000 lekë:
- në datat 21 Shtator - 24 Shtator, ora 12:00 për programin e studimit në Mjekësi;
- në datat 21 Shtator - 24 Shtator ora 16:00 për programet e studimit në Odontoiatri dhe proteza Dentare, Infermieristikë dhe Fizioterapi;
- në datat 21 Shtator - 25 Shtator ora 11:00 për programet e studimit në Farmaci dhe Arkitekturë
- në datat 21 Shtator - 25 Shtator ora 14:00 për programin e studimit në Ekonomi Ndërmarrjeje.
Në datat e konkurseve/testimeve përkatëse, kandidatët paraqiten pranë Sekretarisë Mësimore 30 minuta përpara fillimit të konkursit/testimeve, të pajisur me një dokument identifikimi (kartë identiteti ose pashaportë).
V. Konkurset e pranimit/testimet vlerësuese
Kandidatët që përzgjedhin në Portalin U-Albania programet e studimit në: Farmaci; Infermieristikë; Fisioterapi; Arkitekturë do të paraqiten pranë Universitetit Katolik ‘‘Zoja e Këshillit të Mirë’’për t’u vlerësuar a. me shkrim në gjuhën italiane, mbi njohuri të përgjithshme të fituara gjatë shkollës së mesme në Shkencat Natyrore; b. mbi njohuritë e gjuhës italiane. Ekonomi Ndërmarrjeje; Inxhinieri Ndërtimi dhe Mjedisi do të paraqiten pranë Universitetit Katolik ‘‘Zoja e Këshillit të Mirë’’për t’u vlerësuar me shkrim mbi njohuritë e gjuhës italiane. Rezultatet e vlerësimeve për programet e mësipërme të studimit dhe mesatarja e përgjithshme e shkollës së mesme (Mesatarja e VKM-së) do të shërbejnë për renditjen e kandidatëve në portalin U-Albania. Vlerësimet kanë për qëllim njohjen e formimit aktual të studentit të ardhshëm! |
Kandidatët që përzgjedhin në Portalin U-Albania programet e studimit në: Mjekësi; Odontoiatri dhe Proteza Dentare do të kryejnë konkursin e pranimit pranë Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë", i cili zhvillohet në gjuhën italiane dhe konsiston në: 1. Testim me shkrim në italisht, mbi njohuritë në shkencat natyrore (bazuar në lëndët si Biologji, Kimi, Matematikë, Fizikë) - (30 pikë) 2. Testim me shkrim mbi njohjen e gjuhës italiane - (20 pikë); 3. Përllogaritja e Mesatares së përgjithshme (30 pikë) ose mesatares së VKM-së që shprehet si mesatarja aritmetike e thjeshtë e dy treguesve të mëposhtëm: - Mesatares së Përgjithshme të shkollës së mesme (Mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave përfundimtare vjetore të lëndëve për të gjitha vitet e shkollimit në arsimin e mesëm) - Mesatares së Maturës Shtetërore (Mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave të provimeve të detyruara dhe provimeve me zgjedhje të Maturës Shtetërore) Në bazë të pikëve të grumbulluara bëhet edhe renditja e kandidatëve në portalin U-Albania. Renditja fillon me kandidatin me më shumë pikë dhe vijon në rendin zbritës. |
Lista e renditjes së kandidatëve me ID-në përkatëse do të afishohet në ambientet e Universitetit dhe do të publikohet në faqen zyrtare www.unizkm.al brenda datës 25 Shtator 2018.
VI. Proçesi i regjistrimit
Kandidatët që janë shpallur fitues të konkurseve të pranimit/testimeve vlerësuese të raundit të II-rë, duhet të regjistrohen pranë Sekretarisë Mësimore në datat 27 Shtator deri në 6 Tetor 2018, nga ora 08:00-16:30. Sipas Udhëzimit nr.18 dt. 21.05.2018 të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR), kjo periudhë është e ndarë në 5 faza. Çdo fazë zgjat 48-orë.
Kandidatit të shpallur fitues i dërgohet një e-mail nga Sekretaria Mësimore ku janë të detajuara dokumentet e nevojshme për regjistrim dhe afati 48 orësh i kandidatit.
Kur kandidati është shpallur fitues, ai duhet të paraqitet pranë Sekretarisë Mësimore brenda afatit 48-orësh. Nëse kandidati nuk regjistrohet brenda afatit 48-orësh, ai humbet të drejtën e regjistrimit, në ato programe studimi ku ishtë shpallur fitues në atë fazë dhe Sekretaria Mësimore thërret automatikisht kandidatin tjetër.
Këto faza vijojnë deri në plotësimin e kuotave dhe përfundojnë në datën 6 Tetor 2018.
Nëse gjatë këtij proçesi do të konstatohen kuota të paplotësuara dhe nuk do të ketë kandidatë në pritje, do të rikthehen në garë kandidatët e shpallur fitues në fazat paraardhëse që nuk rezultojnë të regjistruar në programe të tjera studimi.
Kandidatët e shpallur fitues, për t’u regjistruar duhet të dorëzojnë pranë Sekretarisë Mësimore personalisht ose nëpërmjet përfaqësuesit të autorizuar me prokurë nga ana e tyre, dokumentacionin e mëposhtëm:
- Mandatin e kryerjes së pagesës së këstit të parë apo të këstit të plotë të tarifës vjetore të studimit (urdhërpagesa për t’u paraqitur në bankë, shkarkohet nga portali studenti, zëri Tasse);
- Diplomën e Maturës Shtetërore (origjinale) dhe fotokopjen e noterizuar të saj;
- Lista e notave (origjinale) dhe fotokopjen e noterizuar të saj;
- Vërtetim mjeko - ligjor;
- Çertifikatë familjare;
- Vërtetim banimi;
- Çertifikatën e mbrojtjes së gjuhës së huaj bazuar në Ligjin nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor” dhe në Udhëzimin e MASR nr. 20, datë 22.9.2017 (nëse e disponon, dhe vetëm për programet e studimit në Farmaci, Odontoiatri dhe Proteza Dentare, Mjekësi dhe Arkitekturë);
- 2 foto.
Pranë Sekretarisë Mësimore do të plotësohen gjithashtu:
- Kërkesa e regjistrimit (mund të shkarkohet edhe nga portali studenti);
- Deklarata e paraqitur në Shtojcën nr. l të Udhëzimit nr. 18 dt. 21.05.2018 (mund të shkarkohet edhe nga portali studenti);
- Kontrata e regjistrimit;
- Formulari i shkarkuar nga portali U-Albania.
VII. Proçesi i çregjistrimit
Kandidati ka të drejtë të çregjistrohet vetëm më datë 7 Tetor 2018. Ai paraqet një kerkesë për çregjistrim pranë Sekretarisë Mësimore duke tërhequr dokumentet e dorëzuara. Nëse nuk e kryen këtë veprim brenda kësaj date, ai nuk ka të drejtë ta ndryshojë programin e studimit për këtë vit akademik. Çregjistrimi kryhet në portalin U-Albania dhe pranë Sekretarisë Mësimore.
Kriteret e pranimit në programet e Ciklit të I dhe në ato të integruara të Ciklit të II për vitin akademik 2018-2019:
Sipas V.K.M. nr. 216, dt. 20.4.2018 për përcaktimin e kriterit të notës mesatare për vitin akademik 2018-2019:
Për të gjithë kandidatët, të cilët kanë përfunduar arsimin e mesem, nota 6 (gjashtë) është nota mesatare minimale për tu pranuar në Universitetin Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë", për vitin akademik 2018-2019 në:
- programet e studimit të ciklit të parë;
- programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë;
- ose për të transferuar studimet në vitet e ndërmjetme të këtyre programeve.
- Linku i V.K.M-së Nr 216 date 20/04/2018
- Publikojmë Udhëzimin nr. 18 dt. 21.05.2017 për proçedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në programet e Raundit të I-rë të studimeve, në programet e studimeve me karakter profesional, si dhe në programet e integruara të Ciklit të II-të, në Institucionet e Arsimit të Lartë, për vitin akademik 2018- 2019.
- Udhezim nr 18 dt 21.5.2018.pdf
- Për t'u njoftuar me e-mail mbi të rejat rreth aplikimit dhe regjistrimit në Universitetin Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë", mund të shprehni interesin tuaj duke plotësuar formularin që gjeni në linkun e mëposhtëm:
- Linku:Shprehje interesi
- Ose të konsultoni Forumin Pyetje të Shpeshta (FAQ-Frequently Asked Questions) :
- Linku:FAQ: Pyetjet më të shpeshta (Frequently Asked Questions)