Universiteti


Historia

Në periudhën e trazuar pas regjimit komunist, në frymëzimin  e Shenjtërisë së Tij  Papa Gjon Pali i II-të dhe Shenjtërisë së Saj Nënë Tereza e Kalkutës, në Shqipëri mori udhë historia e  Fondacionit “Zoja e Këshillit të Mirë”, një nismë e  drejtpërdrejtë e Kongregacionit Fetar "Bijtë e Zojës së Papërlyer",  e cila lindi falë intuitës karizmatike të Themeluesit të saj “I Lumi Luigi Monti”, në 1857 në Spitalin e atëhershëm Papnor “Santo Spirito” në Sassia (Romë). Lexo më shumë: historia...

Misioni

Aktivitetet e Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë", në përputhje me frymën e themeluesve të tij, kanë si synim zhvillimin e arsimit universitar dhe të kërkimit shkencor, me qëllim që të përgatisë të diplomuar dhe profesionistë të ardhshëm që përbushin standardet evropiane dhe  i përgjigjen nevojave të tregut kombëtar dhe ndërkombëtar. Lexo më shumë: misioni...

Objektivat

Impenjimet tona universitare janë krejtësisht të njësuara me qëllimet tona: të ofrojë një arsim universitar modern, të kontribuojë në procesin e zhvillimit shkencor, të përmirësojë formimin e studentëve tanë në kampus. Lexo më shumë: objektivat...

Akreditimi

Në gushtin e vitit 2004 me iniciativë të Fondacionit “Zoja e Këshillit të Mirë” u themelua me Vendimin e Këshillit të Ministrave të datës 27.08.2004, Universiteti “Zoja e Këshillit te Mirë”, sot Universiteti Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë". Lexo më shumë: akreditimi...

Statuti

Statuti i Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" Lexo më shumë: statuti...