I dashur maturant!
Më 1 korrik 2022, ti ke mundësinë të bëhesh “Fizioterapist për një ditë” në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.
Merr pjesë në aktivitetin me titull “Hidroterapia dhe benefitet e saj” në pishinën e Qendrës së Rehabilitimit dhe e Mjekësisë Sportive nën udhëheqjen e koordinatores së programit të studimit në Fizioterapi, znj. Emanuela Prendi, koordinatorit të praktikave klinike z. Florian Spada dhe studentët e Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë".
Je i mirëpritur, ditën e premte më 01 korrik në orarin 10:00 – 12:00, në kampusin e Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.
#une_zgjedh_ukzkm #education #fizioterapi #nje_hap_drejt_evropes