Maturantët e gjimnazeve në Republikën e Shqipërisë janë të ftuar të marrin pjesë në konkursin e shpallur nga Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”. Konkursi përfshin Fakultetin e Farmacisë, Ekonomisë dhe Arkitekturës.
Për t’u bërë pjesë, maturantët e shkollave të mesme, publike dhe private, duhet të përgatisin punime individuale mbi temat e paracaktuara:
Farmacia – ROLI I FARMACISTIT NË TERRITORIN SHQIPTAR
Arkitektura – QYTETI IM NË VITIN 2030
Ekonomia – SHQIPËRIA NË EUROPË, PROBLEMET AKTUALE DHE PERSPEKTIVA PËR TË ARDHMEN
Punimet duhet të dërgohen deri më datë 15 Mars 2020. Fituesit do të përcaktohen nga komisionet e vlerësimit të UKZKM. Gjithsej do të shpallen 11 fitues për çdo fakultet, me në total 33 maturantë fitues në rang kombëtar.
Fituesit do të përfitojnë ulje mbi tarifën e studimit pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, në Farmaci, Ekonomi dhe Arkitekturë.
Më shumë informacione gjeni në dokumentin e bashkëngjitur.
Suksese!